Ish mbreti i Spanjës ’zbarkon’ në Emiratet e Bashkuara

09/08/2020 15:17

Ish mbreti spanjoll, Huan Karlos, raportohet se ka udhëtuar drejt emirateve të bashkuara arabe pasi la vendin e tij në mesin e një hetimi për korrupsion.

Një foto e publikuar nga një grup mediatik spanjoll, NIUS, duket se tregon ish monarkun që mbërrin në abu dhabi.
Huan Karlos e bëri njoftimin tronditës të hënën. Ai mohon të ketë vepruar gabim dhe tha se do të jetë i disponueshëm nëse prokurorët do të kenë nevojë ta marrin atë në pyetje.

Largimi i tij ka ndezur një debat të gjerë në spanjë për monarkinë dhe spekulimet se ku ish mbreti ka shkuar. Raportet lokale thanë fillimisht se ai kishte udhëtuar drejt republikës domenikane në karaibe ose në portugalinë fqinje. Por tani ka raporte se Huan Karlos po qëndron në një kat të tërë në hotelin Emirates Palace me pesë yje në Abu Dhabi. Ish mbreti ka qenë i afërt me princin e kurorës në Abu Dhabi, Mohammed Bin Zayed Al Nahyan. Pavarësisht se vendndodhja e tij është ende e pakonfirmuar, familja mbretërore spanjolle dhe qeveria deri më tani kanë mohuar të bëjnë komente për destinacionin e tij. Huan karlos abdikoi në 2014 pas rreth 40 vitesh në fuqi dhe ia dorëzoi pushtetin djalit të tij, felipe.

Vendimi i tij për të hequr dorë nga froni erdhi pas një hetimi për korrupsion në të cilin u përfshi bashkëshorti i vajzës së tij dhe një udhëtim i polemizuar për gjueti elefantësh në të cilin monarku kish marrë pjesë gjatë krizës financiare në Spanjë. Sidoqoftë polemikat nuk u ndalën këtu. Në qershor të këtij viti, gjykata supreme e spanjës nisi një hetim për përfshirjen e mundshme të tij në një kontratë trenash të shpejtësisë së lartë në arabinë saudite pasi ish mbreti humbi imunitetin nga përndjekja pas abdikimit të tij.

Top Channel