Asfiksohet i moshuari në Mat/ Ndezi zjarr për të pastruar tokën, humb jetën teksa po përpiqej ta shuante

09/08/2020 19:31

Një person rreth moshës 79-vjeçare ka humbur jetën në fshatin Bujkë, Bashkia Mat si pasojë e asfiksisë.

Dyshohet se H. K., banues në qytetin e Burrelit ka ndezur një zjarr për pastrimin e tokës së tij në fshat, por në përpjekje për të shuar zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka humbur jetën. Po kështu është djegur edhe banesa e pabanueshme e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë banorët e qarkut që në asnjë rast të mos kryejnë pastrime me anë të djegies, duke rrezikuar jetën dhe pronën e tyre dhe të banorëve përreth.

“Policia fton qytetarët që të njoftojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Digjital për çdo rast të zjarrvënies duke garantuar anonimat të plotë dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

Top Channel