Koronavirusi/ Britania me 1.000 raste të reja ditore për herë të parë pas disa muajve

09/08/2020 21:21

Britania e Madhe raportoi 1,062 teste të reja pozitive për koronavirusin, rritjen më të lartë ditore të infeksioneve të reja COVID-19 që nga fundi i qershorit, në një kohë të bllokimeve të reja lokale në disa zona dhe shqetësime për një valë të dytë të infeksioneve.

Të dhënat zyrtare treguan 1.062 njerëz të testuar pozitivë për COVID-19 të dielën, duke shkuar mbi 1.000 raste të reja ditore për herë të parë që nga qershori, dhe 304 më shumë raste të reja se dje kur u raportuan 758 raste.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur një rekord për rastet e koronavirusit, me më shumë se pesë milionë njerëz të infektuar tani, sipas një raporti të Reuters, pasi zyrtari më i lartë i sëmundjeve infektive të vendit ofroi shpresë në fillim të kësaj jave se një vaksinë efektive mund të jetë në dispozicion deri në fund të vitit.

India gjithashtu regjistroi 861 viktima, duke shkaktuar numrin e vdekjeve në 43.379. Shoqata Mjekësore e Indisë tha se 196 mjekë kanë vdekur nga COVID-19 deri më tani dhe, në një letër të hapur drejtuar kryeministrit Narendra Modi, kërkuan kujdes të duhur për mjekët dhe familjet e tyre.

Ministria e Shëndetësisë regjistroi gati 64.000 raste të reja të koronavirusit në 24 orët e kaluara për gjithsej 2.153.010. Të paktën 628.747 pacientë janë ende duke kaluar trajtim.

Italia shënoi 463 raste të reja me COVID-19, sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë. Shumë prej rasteve të fundit janë gjetur te të rinjtë që kthehen nga pushimet jashtë vendit.

Rastet e reja ditore të Italisë më parë kishin arritur deri tani mbi 500 infeksione të konfirmuara, por numri kishte rënë në 347 të shtunën, më shumë në përputhje me numrat e javëve të fundit.

Vdekjet nga koronavirusi në Brazil kanë tejkaluar shifrën 100.000, pesë muaj pas rastit të parë të raportuar, ndërsa Zelanda e Re shënoi 100 ditë pa një transmetim të brendshëm të koronavirusit të dielën, por paralajmëroi më tepër kujdes pasi që vendet si Vietnami dhe Australia po luftojnë një rikthim të infeksioneve.

Ndryshe, të paktën 19.67 milionë njerëz në mbarë botën janë diagnostikuar me COVID-19, ndërsa numri i vdekjeve globale kaloi 727.000. Më shumë se 11.88 milionë janë rikuperuar.

Top Channel