Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Sarandë, ku një 13 vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Sarandës.

Një fëmijë 13 vjeç është paraqitur pa jetë në spitalin e Sarandës rreth orës 7.30 të mëngjesit.

Djali nga Delvina e kishte kaluar natën jashtë në plazhin e Lukovës me një grup shokësh, në çadra. Në mëngjes shokët e kane gjetur pa ndenja dhe kanë njoftuar familjen.

Djali është transportuar nga një i afërm në spitalin e Sarandës por mjekët kanë konstatuar vdekjen. Djali sipas kreut të spitalit të Sarandës nuk kishte shenja në trup dhe shkaqet e vdekjes së tij janë duke u hetuar.

Policia ka nisur hetimet edhe janë duke u marrë në pyetje të gjithë personat që e kanë shoqëruar 13 vjecarin gjatë ditës së djeshme.

Top Channel