Organizonte dasma në kohë pandemie, gjobitet pronari i një lokali në Durrës

09/08/2020 11:18
Ilustrim

Pronari i një lokali në Shijak është gjobitur me një milion lekë, pasi organizoi dasma në biznesin e tij, në kundërshtim me Aktin Normativ.

Policia ka evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin Sh.Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Gjithashtu është proceduar penalisht një 45-vjeçar, për veprën penale “Prishja e qetësisë Publike”.

Njoftimi i policisë :

Durrës

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë, pronarin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Gjithashtu procedohet penalisht një 45-vjeçar, për veprën penale “Prishja e qetësisë Publike”.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Sallmone, Shijak, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me pronar shtetasin Sh.Ç., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh, proceduan penalisht shtetasin H.J., 45 vjeç, banues në Durrës, pasi në orët e vona të natës ka vendosur muzikë të lartë në banesën e tij, duke prishur qetësinë publike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel