Qitja del nga izolimi/ Nisin garat e kontrollit, të parat gjatë pandemisë

09/08/2020 20:04

Të gjitha kategoritë sportive të lejuara, dalëngadalë po rikthehen të gjejnë ritmin e humbur nga kjo periudhë pandemie.

Mes tyre edhe një nga sportet e traditës sonë dikur, si qitja, kategori e cila garën e fundit të saj e ha ka zhvilluar më 7 mars.

Në këtë garë kontrolli e pranishme ishte edhe kampionia kombëtare Aida Mustafaji.

Në garë me të në klubin e studentit ishin edhe dy vajza të reja që për Aidën janë një stimul. Ndërkohë që gati për garën e ardhshme kualifikuese është edhe kampioni i ri, Henri Rrufa.

Duket se në sportin e qitjes po bëhet gati një brez i ri.

 

Top Channel