Vaksina për të varfrit, Bill Gates investon 150 mln usd

09/08/2020 14:47

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka njoftuar se bashkë me fondacionin e tij do të shpenzojë 150 milionë dollarë për të shpërndarë vaksinën për koronavirusin, kur kjo e fundit të gjendet, për fashat më të varfra të popullatës.

Në veçanti, fondacioni Gates do të paguajë institutin Serum, prodhuesin më të madh në botë të vaksinave, për të prodhuar 100 milionë doza që do të shiten për 3 dollarë.

I angazhuar që nga fillimi i emergjencës së koronavirusit në kërkimet për një vaksinë, Gates ka treguar qëllimet e tij në një intervistë dhënë Bloomberg duke nënvizuar një temë për të cilën ai interesohet shumë, mundësinë që në dallim nga vendet e pasura, ata më të varfër mund të shkatërrohen nga pandemia për shkak të pamundësisë për akses tek kurat apo vaksinat kur këto të fundit të gjenden.

Në veçanti, ish numri një i Microsoft, ka shpjeguar se do të përqendrohet tek vaksinat në fazë prodhimi që do të jenë të aksesueshme në vendet në zhvillim, si ato në fazën e shoqërisë farmaceutike astrazeneca dhe novavax që Gates i ka cilësuar si më të arritshmet dhe me kosto të ulët. Në praktikë, objektivi i tij është të investojë një shumë të madhe parash nga pasuria e tij për të vendosur një tavan për çmimin e vaksinave të prodhuara nga këto dy shoqëri.

Serum po përgatitet të prodhojë vaksina për Indinë, ku ka selinë, dhe për 91 vende të tjera të varfra ose me të ardhura mesatare. Aktualisht janë 28 vaksinat në studim. Janë ato që kanë një kosto më të lartë prodhimi, si ato të moderna-s dhe Pfizer, dhe ato më ekonomike si ajo e serym. Por Gates po punon edhe me kërkues të tjerë që po punojnë për një vaksinë me kosto të ulët, si Johnson and Johnson, në mënyrë që të sigurojë dozat e nevojshme për vendet e varfra.

Top Channel