I ka shpëtuar syrit të policisë, ja si vaditet parcela me kanabis në Kuç të Vlorës! – Video

09/08/2020 10:29

Në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet teksa shtetasi me inicialet B.B., po vadit bimë narkotike të kultivuara në parcelat e fshatit.

Jemi në fshatin Kuç të Vlorës dhe mesa duket policisë i ka ‘shpëtuar’ ky detaj!

Kjo video është siguruar nga Top Channel, e filmuar nga një person i cili ka kaluar rastësisht në këtë zonë dhe ka diktuar kanabisin.

Ajo që mund të thuhet është se si i ka shpëtuar Policisë kjo zonë e mbjellë me hashash, kur blutë janë shtrirë në të gjithë Shqipërinë madje edhe me një plan konkret masash në aksionet antikanabis.

Top Channel