E shtuna ishte një ditë intensive për Juventusin që bërë ndryshime në pankinë.

Gjithçka nisi me shkarkimin e trajnerit Maurizio Sarri pas eliminimit të bardhezinjve në Ligën e Kampioneve nga Lyoni, ndërkohë që në orët e mbrëmjes erdhi edhe zyrtarizimi i Andra Pirlos si trajneri i ri i skuadrës së parë. Fillimisht ish mesfushori italian u përzgjodh si trajner i skuadrës së U23, por zhvillimet e fundit në ekipin e parë bëri që ai ta kalojë këtë etapë dhe të marrë pikërisht vendin e Sarrit.

Ishte ky një vendim që u mor nga vetë presidenti Agnelli me të cilin Pirlo zhvilloi një takim me trajnerin e ri të bardhezinjve që nënshkroi një kontratë me Juventusin deri në 30 qershor të vitit 2022. Në këtë mënyrë, Pirlo arriti të fitojë mbi kandidaturat e tjera për të marrë drejtimin e Juventusit ku spikasnin emra si Zinedine Zidane, Simone Inzaghi apo edhe Mancini, Allegri e Pochettino.

Është kjo një sfidë tërheqëse dhe tepër e guximshme për Andrea Pirlon që nuk ka stërvitur asnjë skuadër të asnjë niveli dhe për këtë arsye ai fillimisht u mendua të drejtojë skuadrën e U23. Ditën e prezantimit të Pirlos 1 javë më parë, presidenti Agnelli kishte deklaruar se e shihte atë që një ditë të ishte në stolin e skuadrës së parë, ditë kjo që erdhi shumë më shpejt nga sa u parashikua

Top Channel