Kulla Eiffel mbyllet pas grevës së stafit, punonjëseve iu kërkua të largoheshin gjatë vizitës së një grupi hindu
Edhe pse është vetëm gjashtë vjeç, Arat Hosseini, nga Irani, ka mësuar që për t’u bërë një futbollist i mirë duhet shumë punë e përkushtim.
Për të ndjekur këtë ëndërr, vogëlushi ushtrohet shumë dhe ka krijuar një fizik për t’u pasur zili. Babai i tij, Muhamedi, ndjek çdo seancë stërvitore të djalit. Me një telefon në dorë ai filmonte çdo driblim, gjuajtje e pasim që bënte vogëlushi, e më pas i publikonte në “Youtube”.
Pikërisht videot e publikuara ranë në sytë e zbuluesve të talenteve evropian, më konkretisht të Liverpool-it, të cilët bënë çmos që ta transferonin djalin iranian në Angli. Ëndrra e vogëlushit Arat, është që një ditë të bëhet sikurse Messi dhe Ronaldo, e duhet thënë që në këto ritme është në rrugë të mbarë.
Top Channel