Pirlo trajner i Juventusit, si e priti Ronaldo?! Publikohet video ku mesfushori “turpëron” yllin portugez

09/08/2020 18:12

Ditën e djeshme Juventusi njoftoi ndërprerjen e parakohshme të kontratës së trajnerit Muricio Sarri dhe emëroi në vend të tij një njohje të vjetër të skuadrës bardhezi, Andrea Pirlon.

Pak pas njoftimit zyrtar të klubit, mediat e huaja na kanë rikthyer pas në kohë, në një ndeshje që Milani ndeshej me Manchester United të CR7-ës, në sezonin 2004-2005, ndeshje e cila ka përfunduar 1-0 në favor të kuqezinjve.

Përpos rezultatit, ajo që mbahet mend në atë takim është dhe një finte që Pirlo i ka bërë Cristianos, asokohe një yll në ngritje. Teksa mesfushori ka topin në këmbë, Ronaldo drejtohet me shpejtësi në drejtim të tij dhe rrëshqet për t’i kapur topin, por Pirlo me një finte të bukur nga mbrapa, turpëron yllin e Juventusit.

Ndërkaq, Pirlo dhe Ronaldo janë përballur plot 12 herë në karrierën e tyre, me italianin që i ka fituar gjashtë ndeshje, tre ka fituar CR7-ta dhe tre të tjera kanë mbaruar në barazim.

Top Channel