COVID-19/ Brazili me shpejtësi afrohet në 100 mijë vdekje, Meksika tejkalon shifrën 50 mijë

08/08/2020 17:33

Përsa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19), Brazili po afrohet në 100 mijë vdekje, ndërkohë Meksika ka tejkaluar shifrën 50 mijë.

Sipas Universiteti John Hopkins me qendër në SHBA, vdekjet nga koronavirusi në Amerikën Latine arritën në 214 mijë, me Brazilin dhe Meksikën që përbëjnë 70 për qind të vdekjeve në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Zyrtarët shëndetësorë njoftuan se Brazili gjatë 24 orëve të fundit raportoi 50.230 raste të reja të konfirmuara me COVID-19 dhe 1.079 vdekje.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Brazili ka raportuar gjithsej 2.962.442 raste të zbuluara dhe 99.572 vdekje.

Nga ana tjetër, Meksika raportoi mbi 50 mijë vdekje të reja nga koronavirusi.

Një ditë pasi Departmenti Amerikan i Shtetit u bëri thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në jug të kufirit, presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se SHBA ka probleme më të mëdha nga koronavirusi sesa Meksika.

Kur Lopez Obrador u pyet për ndalimin e udhëtimit, ai tha se situata me koronavirusin në SHBA është më e rëndë sesa në Meksikë.

“Ne kemi më pak probleme me pandeminë sesa problemet me të cilat ata fatkeqësisht po përballen. Situata jonë është më e mirë dhe na vjen keq sepse ata na kanë ndihmuar. Presidenti (Donald) Trump na dërgoi pajisje, na dërgoi ventilatorë dhe marrëdhënia që kemi është shumë e mirë”, tha Lopez Obrador.

Top Channel