Teksa në një deklaratë për mediat, lidhur me situatën e koronavirusit në vend, Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik bëri me dijeni se gjatë 24 orëve të fundit pati 124 raste të reja, 4 humbje jete dhe 41 të shëruar, po kështu apeloi për kujdes dhe respektim të masave antiCovid.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Një apel edhe për qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura.
Ruani distancën fizike, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtëse në ambiente publike apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni”, u shpreh Dervishi.

Më tej shtoi:

“Në rast se dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni patur kontakte me persona të prekur, izolohuni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.”

Koronavirusi në Shqipëri/ 124 raste të reja, 4 humbje jete dhe 41 të shëruar në 24 orët e fundit

Top Channel