Lulzim Basha kujton 4 oficerët e ndjerë të antimafias, replikon Taulant Balla: S’harrojmë se dora kriminale…

08/08/2020 17:10

Përmes një postimi në Twitter, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kujtoi 11-vjetorin e rënies në detyrë të katër oficerëve të antimafias: Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari.

Ata u vranë pasditen e 8 gushtit të vitit 2009 në Durrës, në përpjekje për të arrestuar Dritan Dajtin. Teksa Basha ngriti shqetësimin se po bëhen të gjitha makinacionet dhe skemat për të nxjerrë nga burgun të dënuarin përjetë, Dritan Dajti, ka reaguar kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Nderim për dëshmorët e luftës kundër krimit, oficerët e antimafias Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari. 11 vjet më parë, ata u vranë në krye të detyrës, por drejtësia akoma nuk është bërë. Dëshmorët e Atdheut po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar dhe nga drejtësia e kapur. Gjatë këtyre 7 viteve në koordinim me narkoqeverinë janë kryer të gjitha makinacionet dhe skemat për të blerë lirimin e Dritan Dajtit, vrasësit të 4 policëve. Një shoqëri ku krimi dhe qeveria bashkëjetojnë e ndajnë favore nuk mund të ketë kurrë paqe dhe zhillim. Ndarja e politikës nga krimi, dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet! Gjaku dhe sakrifica sublime e dëshmorëve të luftës me krimin nuk do të shkojë dëm”, u shpreh Basha.

Nga ana tjetër Balla shkroi:

“Nderim dhe respekt dëshmorëve. Ne nuk harrojmë se dora kriminale e lidhur me LBPD në zgjedhjet e 2009, u mbështet nga “komandanti” policisë që tradhtoi dëshmorët. Ky u gradua&promovua nga Lulezim Basha Ministër i Brendshëm vetëm një muaj më pas. Drejtësia vonon, por s’harron.”

Top Channel