Messi ‘imun’ ndaj Covid, fle në dyshek anticoronavirus!

08/08/2020 13:42

Lionel Messi duket se e ka gjetur mënyrën sesi të mbrohet nga coronavirusi. Sipas të përditshmes spanjolle ‘El Mundo Deportivo’, kapiteni i Barcelonës ka mundur fle në një dyshek të prodhuar për të neutralizuar virusin dhe që mendohet se ka një efektivitet prej 99.84% në këtë aspekt.

Gjithnjë sipas ‘El Mundo deportivo’, dysheku anticoronavirus është prodhuar nga një kompani spanjolle dhe ka nanomolekula të vecanta që janë në gjendje të eliminojnë Covid-19 në vetëm 4 orë. Ky dyshek ka një sistem inovator sipas të cilit nanomolekulat e eliminojnë brenda 4 orëve covid-19 nëse një person i prekur nga virusi fle në të duke mundësuar edhe evitimin e përhapjes së tij te persona të tjerë që flenë në të njëjtin dyshek.

Por jo vetëm kaq, ky dyshek, në varësi të modeleve ka edhe avantazhe të tjera sic është ajo e të pasurit një sistem masazhi me vibracion dhe ngrohtësia në pjesën e këmbëve që ndihmon për një gjumë më të qetë. Duket se ky dyshek ka rezultuar kaq komod sa Messi e ka blerë këtë model për të gjitha dhomat e gjumit në banesën e tij

Top Channel