Mëngjesin e sotëm është qëlluar në drejtim të disa mjeteve të parkuara në hotelin “Voloreka”, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Në pamjen e mëposhtme shihet një prej atentatorëve të dyshuar, me kallashnikovë në duar dhe i maskuar.

Si pasojë e këtij atentati janë dëmtuar 6 makina luksoze nga plumbat e armës. Makinat luksoze të tipeve të ndryshme kanë marrë dëmtime, duke u shkaktuar dëme materiale si shkak i plumbave. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Kujtojmë se ky nuk është atentati i parë, pasi më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.

Në videon e mëposhtme të regjistruar në datën 1 gusht shihet atentati i parë, ku dy persona me motor qëllojnë në drejtim të automjeteve të parkuara e më pas largohen me shpejtësi.

Pronari i lokalit, Jetmir Muçllari tregoi rreth ngjarjes të ndodhur në orët e para të mëngjesit. Sipas deklaratës së pronarit kanë qenë dy atentatorët që kanë qëlluar në drejtim të dhomës së djalit të tij dhe turistëve.

“Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshohej se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave të ketë qenë djali im. I kam denoncuar me emra dhe kam kërkuar mbrojtjen e policisë”, thotë ai.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel