Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari, në pranga dhe bashkëpunëtori 18-vjeçar
Një atentat me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Fierit, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari Selami Hasani, ndërsa u plagos nipi i tij, Jakup Hasani.
Ngjarja e rëndë ndodhi në oborrin e banesës së viktimës, ku autorët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, duke lënë të vdekur në vend 60-vjeçarin. Ndërkohë, nipi i tij, Jakup Hasani, mbeti i plagosur dhe u transportua në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Selami Hasani ishte një emër i njohur për policinë e Fierit, ndërsa mësohet se kishte dalë nga burgu vetëm një javë përpara se të ekzekutohej.
Pas atentatit, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Sipas informacioneve të publikuara në media, kontrollet e uniformave blu janë shtrirë edhe në banesën e Arben Isufajt, i njohur ndryshe si Ben Qimja.
Ky veprim raportohet se lidhet me konflikte të mëparshme që personat në fjalë dyshohet se kanë pasur me njëri-tjetrin. Deri më tani, nuk ka një konfirmim zyrtar për përfshirjen e tij në ngjarje. Grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e atentatit, motivet dhe personat që qëndrojnë pas kësaj vrasjeje.
Top Channel