Autoritetet në gjermani thanë se 1122 pacientë të prekur nga koronavirusi janë identifikuar të premten, në të tretën ditë radhazi me më shumë se 1 mijë raste ditore të virusit.

12 persona të tjerë humbën jetën të premten duke e çuar totalin në vend në 9195. Gjermania ka reaguar ndaj rritjes së infektimeve me një kërkesë të qeverisë që njerëzit ti binden në mënyrë strikte masave të sigurisë të marra në kuadër të pandemisë dhe me një testim akoma më masiv. Duke filluar nga e shtuna ndërkohë, të gjithë ata që hyjnë në gjermani nga një vend që konsiderohet me rrezik, do ti nënshtrohen testit të koronavirusit. Lista e vendeve me rrezik sipas zyrtarëve do të updatohet çdo ditë. Ata që refuzojnë të bëjnë testin mund të përballen me një gjobë deri në 25 mijë euro, në varësi të shtetit ku jetojnë.

Në Francë ndërkohë, ministria e shëndetësisë lëshoi një paralajmërim të premten për një rritje të ndjeshme të rasteve. Virusi vazhdon të qarkullojë në të gjithë botën dhe ka një tendencë rritjeje në Francë dhe Evropë”, tha ministria.
Në belgjikë, që ka regjistruar rreth 70 mijë raste dhe 9800 viktima, Brukseli ka paralajmëruar se do ta bëjë maskën e detyrueshme në hapësira publike dhe private të hapura për publikun nëse infektimet vazhdojnë të rriten.

Polonia do të rikthejë detyrimin për mbajtjen e maskave në ambjente publike në nëntë distrikte si pasojë e rritjes së shifrave. Greqia në anën tjetër, që deri më tani ka patur një panoramë të mirë, shpalli javën e zgjimit për sa i takon covid 19 duke forcuar kufizimet pas një rritjeje të infektimeve të brendshme për të cilën zyrtarët kanë fajësuar klubet e natës dhe eventet sociale. Irlanda, një nga vendet me shkallën më të ulët të infektimeve në vend ka parë po ashtu rritje këtë javë me mesataren që thuajse u dyfishua, në 50 raste në ditë.

Top Channel