Shihni çfarë bën populli libanez pas shpërthimit (FOTO)

08/08/2020 13:57

Numri i viktimave si pasojë e shpërthimit në Bejrut ka shkuar në 154, ndërsa mbi 60 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Mirëpo, në disa foto të publikuara nga mediat e huaja shihet se qytetarët janë angazhuar vetë për të rikthyer rregullin në qytet. Me fshesa në dorë, ata përpiqen që të rikthejnë sado pak normalitetin në vendin e gjunjëzuar nga shpërthimi i fuqishëm.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndihmë në vlerë prej 15 milionë dollarësh për të mbuluar kostot urgjente mjekësore të Libanit pas shpërthimit shkatërrues, në mes një krize të rëndë ekonomike dhe shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

Shpërthimi në Bejrut shkatërroi, ndër të tjera, 17 kontejnerë me pajisje mjekësore të OBSH-së, përfshirë ato mbrojtëse.

Pesë spitale të Bejrutit në zonën e prekur nga shpërthimi nuk funksionojnë fare, dhe sipas raporteve paraprake, një numër i konsiderueshëm i klinikave të kujdesit parësor janë shkatërruar.

Deri në 300 mijë njerëz mbetën të pastrehë, duke përfshirë 100 mijë fëmijë, të cilët urgjentisht kanë nevojë për strehim dhe ushqim.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel