Pavarësisht pandemisë, Kroacia e kërkuar nga turistët

08/08/2020 15:03

Plazhistët po shijojnë diellin në brigjet e Adriatikut në Kroacinë veriore, që po përpiqet të shpëtojë sezonin e saj turistik në mesin e pandemisë së koronavirusit.

Një nga avantazhet në vend është afërsia me tregjet kryesore si Austria, Gjermania dhe Sllovenia, që mund të arrihen me makinë. Sidoqoftë, në korrik vizitorët shënuan një rënie me 50 për qind krahasuar me një vit më parë, por shifra u konsiderua e shkëlqyer nga qeveria, që kishte pritur numra akoma më dëshpërues në një vend ku turizmi zë rreth një të pestën e produktit të brendshëm bruto.

“Ne nuk kemi frikë nga koronavirusi. Sigurisht që duhet të kujdesemi, ruajmë distancën por unë mendoj se jemi më të sigurtë këtu jashtë”.

“Nëse do të kishim marrë një avion për të shkuar në një ishull, do të kishim më shumë frikë, pasi rrezikonim edhe të mbeteshim atje. Sepse nuk dihet se si shkojnë gjërat. Ndaj menduam që me fëmijët dhe familjen të vinim këtu me makinë, sepse jemi më afër shtëpisë e mund të kthehemi shpejt”.

“Unë mendoj se jam i sigurt pavarësisht se ky mund të mos jetë vendi më i sigurt për të qëndruar në kohë të tilla”.

Në 24 orët e fundit në kroaci u raportuan 62 raste të reja koronavirusi, cka e con sipas zyrtarëve numrin e rasteve aktive në 533. Që nga 25 shkurti, kur rasti i parë i koronavirusit u raportua në Kroaci, një total prej 5466 personash janë infektuar nga koronavirusi dhe prej tyre 155 kanë humbur jetën.

Top Channel