Hyrja e serbëve në Kosovë/ Në pamje xhandarët serbë duken në parkingun e një restoranti, reagon Kryeministri

08/08/2020 12:19

Hyrja e xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës gjatë ditës së djeshme, ka nxitur edhe reagimin e kryeministrit Avdullah Hoti. përmes një reagimi në Facebook, ai ka thënë se janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin.

Kryeministri ka theksuar se qytetarët në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve.

Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend. thuhet ne statusin e Hotit.

Por incidenti ka shqetësuar banorët e Karaçevës, pas publikimit te pamjeve ku duket xhandarmeria serbe nga kamerat e sigurisë duke kaluar në parkingun e një restoranti.

Nënkryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka deklaruar se kontaktuar me KFOR-in dhe zyrtarë të tij e kanë informuar se kanë pasur patrullime të përbashkëta, KFOR-i Amerikan, ai Turk dhe pala serbe ditën e premte kur raportohet se janë filmuar edhe këto pamje.Megjithatë, ai thotë se nuk ka marrë përgjigje se pse u lejuan serbët të kalojnë në territorin e Kosovës. por edhe për numrin dy të komunës së Kamenicës ashtu si për qytetarët e zonave kufitare me Serbinë këto pamje mbeten shqetësuese.

Top Channel