Policia e Elbasanit vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi.

Burime të sigurta pranë Policisë së Elbasanit i konfirmuan Top Channel-it se polumbarët e RENEA-s fillimisht u futën në lumin Shkumbin për të kërkuar thikën me të cilën u masakrua Regis Runaj, por përveç thikës janë gjetur edhe 2 armë zjarri.

Polumbarët po kërkonin thikën që përdori Euglen Halili për të qëlluar 27 herë për vdekje Regis Runajn, por kërkimet rezultuan me gjetjen e dy armëve të zjarrit.

Pistoletat e gjetura në lumin Shkumbin janë dërguar për ekzaminim në Laboratorin Shkencor në Tiranë, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale. Ende nuk dihet nëse Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili, të arrestuarit e sotëm për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Riges Runajt, kanë lidhje me këto armë apo jo.

Vrasja e 23-vjeçarit në Elbasan/ Dyshohet se konflikti mund të ketë ndodhur për çështje droge

Zbardhen vrasjet në Elbasan, arrestohen 2 persona per vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj

Ekzekutimi i Emiljano Ramazanit mund të jetë i gjithi i filmuar, detajet: Viktima survejohej, një makinë bënte disa herë xhiro përreth zonës

Top Channel