“Boll dolët në konkluzione mbi mitrën e tjetërkujt”/ Fjoralba Ponari i kundërpërgjigjet komentueses

08/08/2020 18:44

Një video e publikuar në Instagram nga moderatorja Fjoralba Ponari u shoqërua ndër të tjera me komentin e një ndjekëse e cila saktësisht shkroi: Auu, qenke shtatzënë.

Nisur nga reagimi në fjalë, Ponari e pa të udhës të kundërpërgjigjej.

“Për njerëzit si ti, lutem! Ndoshta ai barku që sheh ti është sepse ajo goca aty mund të ketë shtuar dozën e bukës, ndoshta stresi. Ku e di të që ajo s’e ka humbur një fëmijë apo ndoshta nuk bën dot kurrë fëmijë dhe merr shkrime të kësaj natyre nga njerëz si ti pa dy pare mend! E kupton sa injorante dhe e pandjeshme është ajo që ke shkruar? Boll dolët në konkluzione mbi mitrën e tjetërkujt”, u shpreh moderatorja.

 

View this post on Instagram

 

Outfit @alda_zoti_atelier @elvabellaa Hair&makeup @kristina_petriti_m.u.a

A post shared by Fjoralba Ponari (@fjoralba.ponari) on

FOTO GALERI
1/8

Top Channel