Italiani që pret turistët në Vlorë/ Larg Milanos, Paolo realizon ëndrrën e fëmijërisë

08/08/2020 15:24

Paolo Visi vjen nga Italia, por nuk ndodhet si turist në Vlorë. 60 vjecarin e gjen duke shërbyer në një nga lokalet e plazhit të vjetër ku po realizon ëndrrën e tij te femijerise: “te punojë prane detit”.

“Prej tre vitesh ndodhem ne Shqiperi, me pelqejne shqiptaret dhe kam bere shume miq ketu. Ne shpirt ndihem shqiptar”.

Me përshendetjen tipike “buongiorno “Paolo pret shqiptare dhe italiane ne barin ku punon. ai  e ndien veten si në shtëpinë e tij dhe bën të ndihen të mikëpritur edhe bashkatdhetaret e tij turistë

“Me quajne lucio,vij nga veneto. U ndjeva mire kur ne ketë restorant me shërbeu bashkëatdhetari im Paolo dhe Luca pronari”.

“Vij nga Venezia . Vlora eshte nje qytet i bukur dhe te gjesh italiane qe punojne ketu ne Vlore eshte impresionuese”.

Dita e tij e punës nis herët  në mëngjes dhe perëndimi i diellit e gjen e ende në këmbë por duket se paolon do ta shohim gjatë në bregdetin e Vlorës, për sa kohë shëndeti t’ia lejojë.

“Puna eshtë disi e lodhshme por e kam enderruar qe i vogel dhe sot 60 vjec e ndjej veten te realizuar. po si une ketu ne vlore gjej shume italiane qe punojne ne pune  te ndryshme”.

Top Channel