Kapet mat profesori venezuelian i Harvardit, zbulohet se përdori inteligjencë artificiale për të shkruar një artikull kundër Trump Një resort alpin në Itali është vendosur në alarm dhe dhjetëra persona janë evakuuar pas frikës se një masë e madhe akulli malor mund të thyhet për shkak të temperaturave si jozakonisht të larta.
Blloku i akullit nga akullnaja Planpincieux në masivin e malit të bardhë, vlerësohet se mban rreth 500 mijë metra kub akull. E kjo masë është ekuivalente me katedralen e Milanos ose një fushë futbolli me 80 metra akull në të. Rënia e saj do të mund të shkaktonte dëme të konsiderueshme në një zonë të gjerë. Ekspertët thonë se rritja e fundit e temperaturave mund të cojë në shkëputjen e masivit të akullit dhe rrëshqitjen e tij poshtë faqes së malit, duke kërcënuar shtëpitë në zonën lindore të qytetit piktoresk dhe resortit të skive.
Evakuimi i 75 personave, mes të cilëve 15 banorë vendas u bë të enjten pas një paralajmërimi të autoriteteve lokale një natë më parë. Rrugët që conin në luginën Bal Ferret, nën të, një vend i preferuar për alpinistët, u mbyllën.
Masa e akullit ndodhet 2600 deri 2800 metra mbi nivelin e detit. Në rast shkëputjeje ajo do të avanconte poshtë me shpejtësi të madhe.
Vjeshtën e kaluar, një tjetër masë akulli nga akullnaja Planpincieux rrezikoi të shkëputej duke çuar në mbylljen e rrugëve në zonë. Mali i bardhë, është më i larti në alpe, me një lartësi prej mbi 4800 metrash.
Top Channel