Zgjerimi i Elbasan-Qafë Thanë/ Nis studimi për të ndërtuar korsinë e tretë

08/08/2020 15:28

Rruga Elbasan- Qafë Thanë është një aks në të cilin nuk ka patur ndërhyrje për zgjerimin e saj.

Pas përmirësimit të shtratit të rrugës më shumë se 20 vite më parë, ky aks është kthyer në problematik, për shkak se ka një fluks të madh mjetesh që lëvizin drejt Korcës e Pogradecit por kjo rrugë mban të gjithë fluksin e mjeteve që shkojnë dhe vijnë nga Maqedonia e Veriut. Parametrat e saj janë bërë shkak për aksidente të vazhdueshme.

Për të evituar trafikun që krijohet kryesisht nga mjetet e rënda por edhe aksidentet është menduar zgjerimi i saj. Drejtuesi i autoritetit të rrugëve Ergys Verdho thotë në fillim do bëhet një studim për të parë ndërtimin e korsisë së tretë.

Ndërhyrja tjetër është ndërtimi i bajpaseve sepse kjo rrugë kalon në mes të dy qyteteve

Top Channel