“Kërkoj mbrojtje nga policia”/ Flet pronari i hotelit ‘Voloreka’: Objektiv i dy atentateve ka qenë …

08/08/2020 10:54

Mëngjesin e sotëm është qëlluar në drejtim të disa mjeteve të parkuara në hotelin “Voloreka”, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Pronari i lokalit, Jetmir Muçllari tregon rreth ngjarjes të ndodhur në orët e para të mëngjesit. Sipas deklaratës së pronarit kanë qenë dy atentatorët që kanë qëlluar në drejtim të dhomës së djalit të tij dhe turistëve. Fatmirësisht  nuk ka të lënduar, por janë dëmtuar rëndë 6 automjete të parkuara përpara hotelit.

“Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshohej se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave të ketë qenë djali im. I kam denoncuar me emra dhe kam kërkuar mbrojtjen e policisë”, thotë ai më tej.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 4:40 minuta. Kanë qenë dy persona në këmbë të cilët kanë qëlluar me kallashnikovë duke shkehur disa karikatorë në drejtim të makinave të parkuara para hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë në drejtim të dhomës ku flinte djali dhe dy dhomave ku ishin turistët. Nga plumbat nuk ka persona të lënduar. Fillimisht autorët qëlluan në drejtim të rojes së hotelit duke i kërkuar që të lëvizte. Plumbat dëmtuar dy makinat e mia dhe të djalit dhe 4 mjete të turistëve. Jemi të kërcënuar si familje. Kërkojmë mbrojtje nga policia. Dyshohej se objektiv i atentatit të sotëm dhe atij që ndodhi para një jave të ketë qenë djali im. I kam denoncuar me emra dhe kam kërkuar mbrojtjen e policisë”, ka thënë Muçllari.

Janë dëmtuar 6 makina luksoze nga plumbat e armës. Makinat luksoze të tipeve të ndryshme kanë marrë dëmtime, duke u shkaktuar dëme materiale si shkak i plumbave.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se ky nuk është atentati i parë, pasi më 1 gusht janë qëlluar 3 plumba në drejtim të hotelit, por kjo ngjarje nuk është raportuar më herët.

Në videon e mëposhtme të regjistruar në datën 1 gusht shihet atentati i parë, ku dy persona me motor qëllojnë në drejtim të automjeteve të parkuara e më pas largohen me shpejtësi.

Policia po punon intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel