Ambasadorja e BE prezanton Progres-Raportin e KE para komunitetit të biznesit në Shqipëri, De Sousa: Do përfitojë nga udhëtimi evropian i vendit

11/11/2026 08:43

Sofia Moreira de Sousa, ka prezantuar Progres-Raportin e KE për vitin 2026 para komunitetit të biznesit në Shqipëri.

Në një postim në llogarinë e saj në X, ambasadorja shkruan se biznesi ka interes të drejtpërdrejtë në udhëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Gjatë takimit u diskutuan çështje të cilat formësojnë mjedisin e biznesit, si sundimi i ligjit dhe konkurrenca e ndershme, teksa theksoi se ‘çmimi është qasja në tregun e vetëm të BE-së. Arritja atje është një përpjekje e përbashkët’.

Postimi i plotë i ambasadores:

Biznesi ka një rol të drejtpërdrejtë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe ka shumë për të fituar prej saj.

Sot prezantova Raportin 2026 para përfaqësuesve të komunitetit të biznesit.

Folëm për atë që e formëson më shumë mjedisin e biznesit: sundimin e ligjit, sigurinë ligjore dhe konkurrencën e ndershme.

Konsensus i përgjithshëm mbi nevojën për konsultime të vërteta publike.

Ligjet funksionojnë më mirë kur njerëzit që duhet t’i zbatojnë ato konsultohen herët. Biznesit i duhet një vend i vërtetë në atë tryezë.

Çmimi është qasja në tregun e vetëm të BE-së. Arritja atje është një përpjekje e përbashkët.

Top Channel