“Ti Raporton”/ Fabrika e bakrit ndot lumin në Fushë-Arrëz, banorët filmojnë peshqit e ngordhur (VIDEO)

08/08/2020 19:00

Dy banorë të fshatit Breg në Fushë-Arrëz denoncojnë në “Ti Raporton” aktivitetin e një fabrike bakri, e cila sipas tyre, gjatë natës lëshon lëndë ndotëse në lumin Fan.

“Ja çfarë po i bëhet natyrës sonë sot në 2020-ën. Në Fushë-Arrëz është një fabrikë bakri dhe kjo fabrikë natën lëshon lëndë të huaj në lumin Fan. Këtë lumë shumë familje e përdorin për vaditje. Sot sapo pashë që kishin ngordhur shumë peshq nga kjo pakujdesi. Kanë shfrytëzuar reshjet e shiut në këtë rast. Para një muaji, këtë fabrikë e ka gjobitur Bashkia e Pukës me një gjobë qesharake prej 1 milion lekë të vjetra”, shkruajnë dy banorët.

Në video shihet se si ndotja ka sjellë ngordhjen e shumë peshqve të lumit në fjalë.

Top Channel