“Trondit” burri që u kthye në femër, tregon më shumë seç duhet me bikinit mikroskopike (FOTO)

08/08/2020 11:27

Së fundmi ajo ka zbuluar se ka shpenzuar 30 mijë paund në disa operacione. Dhe Jessica Alves i tregoi me shumë krenari rezultatet e transformimit që ka bërë para pak kohësh.

Të premten, burri që u kthye në femër ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi që kanë “tërbuar” fansat.

Jessica u shfaq me një palë bikini shumë të vogla për format e saj bombastike teksa shijonte rrezet e diellit. Madje 36-vjeçarja u kujdes që të tregonte çdo pjesë të trupit të saj, pasi pozoi në këndë të ndryshme.

Pasi bëri shumë ndryshime në trup, ajo ndryshoi edhe emrin nga Rodrigo Alves në Jessica Alves. Për “MailOnline” ajo ka thënë më herët se ndihet “më e lumtur se kurrë”.

Gjithashtu para se të kthehej në femër, 36-vjeçarja kishte menduar edhe që t’i jepte fund jetës, pasi ishte më e lehtë për të dhe për njerëzit përreth saj, të cilët nuk e pranonin ashtu siç ishte.

“Nisa të distancohesha nga miqtë dhe familja ime. Rashë në depresion se doja vërtet të isha grua”, ka thënë ajo më herët.

Ndërsa pasi bëri të gjitha transformimet e nevojshme për të qenë një femër, Jessica shprehej se ndihej “e rilindur dhe tjetër njeri”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel