Eliminohen Reali e Juve/ Man.City e Lyon në çerekfinale

08/08/2020 13:11

Manchester City dhe Lyon janë dy skuadrat e tjera cerekfinaliste të Ligës së Kampioneve duke iu bashkuar PSG, Atalantës, Atletico Madrid dhe Leipzigut.

Në Etihad Stadium skuadra e Guardiolës eliminoi Realin e Madridit të Zinedine Zidane duke i shjkaktuar francezit eliminimin e parë në kompeticionin më të rëndësishëm evropian. Skuadra e Guardiolës vinte në këtë ndeshje me avantazhin e fitores në ndeshjen e parë në Madrid 2-1, një rezultat që e regjistroi edhe në këtë ndeshje. protagonist negativ pë Realin e Madridit u bë Rafael Varane me francezin që gaboi në rastet e golave të Citizen.

Në minutën e 8 francezi lejoi Jesus të pasojë te Sterling për t’i dhënë avantazhin skuadrës angleze. Benzema barazoi për Realin e Madridit, por në minutën e 68, gabimi i dytë i Varane i dha mundësinë Gabriel Jesus të shënojë golin e dytë për manchester City që e mbylli ndeshjen 2-1 duke siguruar kualifikimin mes 8 më të mirave ku si kundërshtar të radhës do të ketë Lyonin. Skuadra franceze arriti të frenojë rrugëtimin e Juventusit në 1/8 e finaleve edhe pse në allianz Stadium ishte Zonja e Vjetër ajo që fitoi 2-1. Lyon që kishte fituar 1-0 në ndeshjen e parë i mjaftoi goli i Depay me penallti për të nxjerrë jashtë Champions League, kampionët e Italisë.

Ishte minuta e 12 kur Lyon mori avantazhin në këtë ndeshje duke ia komplikuar gjërat Juventusit që gjithsesi mundi të përmbysë avantazhin e skuadrës së Rudi Garcias në 2-1 falë golave të Cristiano Ronaldos. Portugezo barazoi në minutën e 43 me penallti, ndërsa në të 60 shënoi golin e dytë. Por kjo nuk i mjaftoi Juventusit që edhe këtë sezon mbetet jashtë Ligës së Kampioneve

Top Channel