Nga një anije e ngecur në rërë, në brigjet e Mauricius, po derdhet naftë dhe kjo ka ndezur frikën mes aktivistëve për një katastrofë ambientale.

Anija që i përket një kompanie japoneze por ka flamur panamez, mbeti në rërë më 25 korrik dhe ekuipazhi i saj u evakuua. Ajo ishte bosh në kohën e incidentit por mbante 200 tonë naftë dhe 3800 tonë karburant në depozita.

Incidenti ka ndodhur në Pointe d’Esny, që përfshihet në listën e vendeve të rëndësishme të konventës Ramsar dhe afër parkut Marin Blue Bay.

Sistemet anti ndotje janë dërguar në të dyja sajtet- thanë autoritetet duke sqaruar se kanë kërkuar edhe asistencë nga vende të tjera.

Ekologjistët druajnë se anija mund të thyhet në mes e kjo do të mund të shkaktonte një rrjedhje akoma më të madhe karburanti dhe do të shkaktonte dëme katastrofike në brigjet e ishullit. Vendi varet shumë tek deti për ushqim dhe turizëm si edhe mban disa prej barrierave koralore më të bukura në botë.

 

Top Channel