Punëtori i kompanisë së ndërtimit dëmtohet gjatë punës në Gjirokastër/ E dërgojnë te spitali i Traumës

08/08/2020 19:35

Një 32-vjeçar është dëmtuar gjatë punës në një kompani ndërtimi, çka ka sjellë paraqitjen e tij në Spitalin Rajonal Gjirokastër.

“Rreth orës 17:00, në Spitalin Rajonal Gjirokastër është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore shtetasi A. K., 32 vjeç, banues në Korçë. Personi në fjalë është dëmtuar gjatë punës, pasi ishte i punësuar nga një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç”, shkruhet në njoftimin e policisë.

A. K., 32 vjeç u transportua për në spitalin e Traumës, Tiranë për mjekim më të specializuar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel