Amerika Latine dhe Karaibet, epidendra e re e pandemisë globale

08/08/2020 15:42

Amerika Latine dhe Karaibet janë bërë rajoni më i goditur në botë nga koronavirusi.

Pandemia që ka shkaktuar vdekjen e 715 mijë personave dhe infektimin e më shumë se 19 milionë të tjerëve në të gjithë botën, e kthen këtë zonë mes më të prekurave në glob. Numërohen atje 213120 viktima, shifër kjo më e larta në botë, madje më e lartë se ajo në Evropë që ka regjistruar 212660 viktima. Në shtatë ditët e fundit, një viktimë në çdo dy të regjistruara në botë ishte në Amerikën Latine.

Rajoni, veç të tjerash, është edhe më i godituri për sa i takon infektimeve me më shumë se 5.3 milionë, kryesisht të përqëenderuar në Brazil, ku bilanci i viktimave i afrohet kuotës 100 mijë dhe infektimet kanë kapërcyer 2.9 milionë.
Bilancit të kësaj zone i rëndon edhe ai i Meksikës, që është i treti në nivel global për sa i takon viktimave me mbi 50 mijë të vdekur dhe 462690 raste të konfirmuara.

Edhe Kolumbia ka një bilanc të rëndë, me mbi 12 mijë viktima. Në Kubë ndërkohë rastet e përditshme po rriten duke shkuar në nivelin e muajve mars dhe prill dhe autoritetet kanë vendosur masa të reja kufizuese për qarkullimin e mjeteve dhe njerëzve në havana. Tronditëse janë edhe të dhënat nga SHBA, ku rastet e koronavirusit po shkojnë shpejt drejt 5 milionëve. Sipas të dhënave të fundit të universitetit John Hopkins, bilanci total i rasteve është 4941635 përfshirë 161347 viktima. Ndërsa në Australi, në shtetin e Viktorias, janë regjistruar 466 raste të reja koronavirusi dhe 12 viktima. Në këtë shtet janë marrë masa të ashpra izolimi dhe autoritetet thonë se duket se po funksionojnë.

Top Channel