Merr flakë “Audi” në Fier/ Qytetarët të frikësuar, makina u dogj në një zonë shumë të populluar

08/08/2020 22:27

Një makinë tip “Audi” ka marrë flakë në lagjen “Apolonia” në Fier.

Drejtuesi i makinës sapo kishte zbritur, kur makina shpërtheu në flakë.

Mësohet se makina është benzinë gaz. Policia, zjarrfikësja dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.  Zjarri në fjalë ka shkaktuar frikë te qytetarët për shkak se makina është djegur në një zonë shumë të populluar.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 21:45, në lagjen “Apollonia”, Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetasit R. M., banues në Fier. Gjatë momentit të rënies së zjarrit, drejtuesi ka ndaluar mjetin në vend ku kanë qenë të parkuara edhe 2 mjete të tjera, të cilat si pasojë e përhapjes së zjarrit kanë marrë flakë dhe janë djegur pjesërisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur ai pasojë e një defekti në mjetin tip “Audi”. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët bën të mundur shuarjen e zjarrit.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel