“Presidenca nuk kishte dokumentacion për përzgjedhjen e Ols Dados”, avokati i Veliajt: Artur Metani në konflikt interesi
Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele një automjet ka aksidentuar një këmbësor, shtetasin P.B., 80-vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, një tjetër incident është shënuar rreth orës 11 të paradites së sotme në varrezat e Sharrës, ku një punonjës duke bërë një lidhje të internetit ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe është dërguar menjëherë drejt spitalit, e ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Tiranë/Informacione paraprake
•Më datë 08.08.2020, rreth orës 10:20, në rrugën “Frederik Shiroka”, mjeti me drejtues E.M., 25 vjeç ka aksidentuar këmbësorin P.B., 80 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
•Më datë 08.08.2020, rreth orës 11:00, tek varrezat e Sharres, duke bërë një lidhje të internetit ka rënë në kontakt me energjine elektrike shtetasi E.B., rreth 40 vjeç, punonjës i një kompanie interneti, i cili u dërgua menjeherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel