100 plumba, hotelit në Pogradec/ Pronari: Atentatorët qëlluan makinat. Në shënjestër djali im

08/08/2020 15:16

Një sulm me armë zjarri ndodhi ne këtë hotel në hyrje të Volorekës.

Bresheri plumbash u lëshuan në drejtim të parkingut të automjeteve ku ndodhej edhe makina e pronarit por edhe mjetet e pushuesve e më tej sulmi me armë zjarri vazhdoi në drejtim të ambjenteve të hotelit ku krahas pronarit dhe familjes së tij ndodheshin edhe pushues të shumtë. Shkak duket se është një konflikt i vjetër i djalit të pronarit dhe diaa personave ndërsa një javë më parë është shënuar një precedent i ngjashëm.

Ngjarja e rëndë u shënua ne oren 4:40 min në hotelin në pronësi të Jetmir Mucllari ku dy persona ne kembe të pozicionuar në dy nga anët e hotelit qëlluan me kallashnikove,duke zbrazur disa karikatore ne drejtim te makinave te parkuara dhe hotelit. Atentatorët kanë qëlluar disa herë ne drejtim te dhomës ku flinte djali i pronarit dhe dy dhomave ku kishte pushues por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Por ndërsa grindja e ndodhur mëse një vit më parë mes djalit të pronarit me dy persona të tjerë është pasuar me djegien e automjetit në atë kohë dhe me dy sulme të tjera brenda ditëve të fundit Jetmir Mucllari tregon se ndihet i kërcënuar dhe se autorët janë të lirë

Në 30 dhomat e këtij hoteli kishte pushues të shumtë mes të cilëve edhe familje me fëmijë të vegjël të cilët u terrorizuan nga ngjarja e rëndë. Krahas frikës së përjetuar, disa prej tyre pësuan edhe dëmtime në automjete ndërsa lanë ambjentet e hotelit fatmirësisht pa u lënduar.

Top Channel