E shtunë, 01 Gusht 2020
16:16
Qalaj paralajmëron mbylljen e lokaleve që nuk respektojnë masat antiCovid-19

Nga 434 mostra në 24 orët e fundit, kanë rezultuar 224 persona pozitivë, 152 janë shëruar, ndërsa 10 të tjerë kanë humbur betejën me Covid-19.

16:12
​Mustafa: Opozita duhet të fuqizojë Kosovën në procesin e vështirë të dialogut

Ish-deputeti i LDK-së dhe profesori universitar i shkencave ekonomike, Muhamet Mustafa ka qenë pjesë e takimit të së enjtes në Bruksel ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

16:03
COVID-19/ Rriten rastet e infektimeve, 4 humbje jete në 24 orët e fundit

Katër viktima kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri.

15:51
5 raste të reja me koronavirus në Malishevë, njëri kishte vdekur para dy ditësh

Sot janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19 në Komunën e Malishevës, por njëri prej tyre, dy ditë pas vdekjes.

15:48
Në Bosnje e Hercegovinë regjistrohen 231 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit në Bosnje dhe Hercegovinë janë regjistruar 231 raste të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

15:48
Policia në Londër fushatë kundër milionerëve të rinj që garojnë natën me makina luksoze

Policia në zonat e pasura të Londrës nisi dje një aksion kundër shoferëve që garojnë në orët e vona duke shkaktuar zhurmë dhe kaos mes banorëve.

15:37
‘Të djegur’ nga pandemia, nju jorkezët drejt periferive

Trauma e pandemisë së koronavirusit po detyron nju jorkezët të braktisin qytetin në numra të mëdhenj, duke çuar çmimet e pronave në qiell në zonat përreth tij e duke lënë pas apartamente boshe me çmime të ulëta.

15:28
Humb jetën nga Covid-19 vëllai i politikanit Latifi

Ka vdekur vëllai i kryetarit të komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka qenë i prekur me Covid-19.

15:19
Kosovë/ ​10 të vdekur dhe 224 raste të reja me Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 434 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 224 raste pozitive.

15:16
Vlora, më pak pushues/ Vetëm një e treta e hoteleve kanë pushues gjatë javës

Pandemi dhe turizëm, do të thotë edhe një sezon i vështirë për operatorët turistikë në Vlorë të cilët çdo ditë po përballen me humbje në financat e tyre.

15:12
Dyndje drejt plazheve shqiptare/ Në Qafë Thanë, fluks i lartë që prej orës 02.00 të mëngjesit

Në pikën e kalimit kufitar të Qafthanës mbi 5000 persona hynë në drejtim të Shqipërisë.

15:07
Në fshatin e dosjes “339″/ Komisionari në arrest shtëpie për 52 vota fiktive në zgjedhje

Dosja “339”, në të cilën përfshihen ish kryebashkiakut i Durrësit, Vangjush Dako, banda e Avdylajve, çështje droge, si dhe çështje të krimeve zgjedhore, përfundoi në fshatin Shetel në Shijak dhe në fshatin Rubjek në Durrës, këtu ku unë ndodhem.

15:02
Rritet frikshëm bilanci i viktimave nga Covid-19 në Brazil

Meksika është bërë vendi me shifrën e tretë më të lartë të viktimave të koronavirusit në botë, duke pasuar kështu SHBA dhe Brazilin.

14:59
Numërojnë 600 mijë ndjekës/ Gjyshërit tajvanezë, super-modelë dhe yje “Instagrami” – FOTO

Çifti më trendi në Tajvan këto kohë, nuk janë as të rinj të famshëm dhe as influencerë adoleshentë. Bëhet fjalë për një çift 80 vjeçarësh që menaxhojnë një shërbim lavanterie dhe që janë bërë një sensacion në rrjet pasi modelojnë veshje të harruara.

14:43
Konservatorët europianë thirrje qeverisë: Qëndrojini marrëveshjes së 5 qershorit!

Partia e Konservatorëve dhe Reformistëve Europianë – ECR, ka reaguar përmes një deklarate mbi votimin në parlament të ndryshimeve kushtetuese, të cilat ECR i cilëson në kundërshtim me orientimin europian të Shqipërisë.

14:29
Turizmi në Greqi, hapen gjashtë porte për kroçerat

Greqia ka rihapur gjashtë nga portet e saj, përfshirë atë të Pireut në Athinë, për anijet krocera, për të parën herë në sezonin e reduktuar turistik të këtij viti për shkak të koronavirusit.

14:23
Evropa Perëndimore përfshihet nga i nxehti ekstrem, autoritetet paralajmërojnë për rreziqet e shëndetit

E gjithë Evropa perëndimore është përfshirë nga i nxehti ekstrem, me turmat në distancim social, në kërkim të shpëtimit në shatërvanë, pishina e plazhe në një kohë kur autoritetet vazhdojnë të paralajmërojnë për rreziqet e shëndetit e rreziqet e zjarreve po ashtu.

14:16
Fuqia e make-up, 10 ndryshimet më të pabesueshme (FOTO)

Shumë femra në botë pëlqejnë që të vendosin makijazh në fytyrë që të duken më bukur dhe të mbulojnë “defektet” që kanë. Sigurisht që ka edhe të tjera që mendojnë se make-up e tjetërson njeriun dhe nuk e pëlqen.

14:09
​Kosovë/ Vjedhje në xhami e në objekte tjera, katër të arrestuar

Katër persona janë arrestuar për vjedhje në objekte të ndryshe në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.

14:02
​Shqiptarët e Malit të Zi me dy lista zgjedhore synojnë tri mandate

Kryetari i Forcës së Re Demokratike në Mal të Zi, Nazif Cungu ka deklaruar se shqiptarët në Mal të Zi, janë bashkuar në dy lista zgjedhore dhe në zgjedhjet e ardhshme hynë për t’i fituar tri mandate në Kuvend, por edhe për t’u angazhuar më shumë lidhur me kërkesat e shqiptarëve në këtë vend.

13:55
Pas jahtit, Ronaldo i bën dhuratës vetes Bugattin e personalizuar plot 10 milionë euro (FOTO)

Cristiano Ronaldo ka vazhduar me dhurata luksoze për veten, duke paguar dhjetë milionë euro për Bugatti Centodieci.

13:48
Wilson: Vuçiq po e përgatit publikun për vendime të vështira

Nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është duke i përgatitur qytetarët për vendime të vështira në lidhje me çështjen e Kosovës, pasi thotë se për vendin nuk janë ditë të lehta.

13:41
Hoti u bën thirrje qytetarët të shmangin turmat

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin turmat, të evitojnë përshëndetjet me shtrëngim duarsh, të mbajnë distancën dhe higjienën personale, me qëllim që të mos përhapet më tej koronavirusi.

13:35
PSG, tjetër trofe/ Fiton edhe Kupën e Ligës

Paris Saint Germain vijon dominimin absoplut të futbollin francez teksa e mbylli këtë sezon me një Poker trofesh.

13:28
“Të ndjekim shembullin e Francës!”/ FSHF thirrje qeverisë të kthejmë tifozët në stadium për finalen e Kupës

Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin “Air Albania”.

13:24
Rusi, mbi 845 mijë raste me COVID-19

Numri i të diagnostikuarve me koronavirus deri më tani në Rusi ka shkuar në 845.443, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 14.058.

13:16
Plani i Nju Jorkut, shkollat të hapen në shtator

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut parashtroi planin e administratës së tij për të rihapur sistemin më të madh të shkollave publike në Shtetet e Bashkuara në shtator, pasi ish-vatra e nxehtë e koronavirusit e ka vendosur tashmë nën kontroll nivelin e infeksionit.

13:09
Aksident fatal në aksin Elbasan-Peqin/ Përplasen dy automjete, humb jetën një burrë dhe plagosen dy të tjerë

Aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

12:37
OBSH për pandeminë: Krizë që ndodh një herë në shekull!

Pandemia e koronavirusit është një krizë që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do vërehen në dekadat që do të vijnë, ka thënë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

12:34
Pandemia Covid-19/ Kryeministri britanik frenon zbutjen e masave

Njerëzit që ishin mbyllur në shtëpi për tu mbrojtur nga koronavirusi tani mund të dalin nga shtëpia dhe të kthehen në punë, por zbutja e mëtejshme e kufizimeve të marra në Angli, është shtyrë.

12:31
Ndarja nga jeta e nënës së Kryeministrit, Ilir Meta mesazh ngushëllues për familjen Rama

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të nënës së Kryeministrit Rama.

12:22
Vaksina në SHBA/ Fauci, optimizëm ‘të kujdesshëm’

Doktor Anthony Fauci siguroi ligjvënësit amerikanë se sapo të miratohet një vaksinë e sigurt dhe e efektshme kundër koronavirusit, amerikanët do të kenë akses të gjerë brenda një kohe të arsyeshme.

12:14
Rikthehen festat e çmendura të britanikëve (FOTO)

Fundjava ka rikthyer edhe festat e të rinjve në Britani. Pavarësisht paralajmërimeve të shumta të qeverisë për të respektuar masat e distancimit social, të rinjtë kanë shijuar fundjavën sipas mënyrës së tyre.

12:09
Si kurrë më parë, reperja shqiptare shfaqet “topless” nga vaska dhe i “çmendi” fansat (FOTO)

Reperja e njohur, Rina Balaj, është një nga vajzat e showbiz-it shqiptar që tërheq herë pas here vëmendjen me postimet që bën në rrjetet sociale.

12:03
Raporti/ Jorida Tabaku: S&P kërcënon te ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP!

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të raportit të Standard & Poor’s.

11:56
EMRAT/ Vrasje e plagosje me thikë, ja kush janë dy personat që u ekstraduan sot nga Londra

Policia bën me dije se janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë dy shtetas të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale.

11:46
Presidenti Meta vlerëson me rastin e 92-vjetorit të lindjes portierin legjendë të “Partizanit”

Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi me rastin e 92-vjetorit të lindjes, portierin legjendë të “Partizanit” dhe Ekipit Kombëtar, Sulejman Maliqati me Dekoratën “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Për kontributin e çmuar, talentin dhe personalitetin e jashtëzakonshëm, si një nga portierët më të famshëm në historinë e futbollit shqiptar, legjendë e të gjitha kohëve”.

11:39
Shërohet nga Covid-19 kryetari i LDK-së, ​Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka njoftuar se ka rezultuar negativ, pas përballjes me Covid-19.

11:38
Shuhet Aneta Rama/ Partizani, mesazh ngushëllimi: Humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme

Partizani shfaq hidhërimin e tij për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, nënës së kryeministrit të vendit Edi Rama dhe Olsi Ramës që është në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të klubit kryeqytetas.

11:26
Koronavirusi në SHBA, 1400 viktima në një ditë të vetme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 31 korrik regjistruan mbi 1,400 të vdekur nga COVID-19, sëmundja që e shkakton koronavirusi.

11:20
Defekt në Tiranë, OSHEE: Ja zonat që janë aktualisht pa energji elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se zonat pranë shkollës “Petro Nini Luarasi”, Fakulteti i Juridikut, zona pranë Gardës së Republikës, rruga “Margarita Tutulani”, etj, pra një pjesë e Tiranës së Re, aktualisht janë pa energji elektrike për shkak të një dëmtimi në rrjet.

11:12
Video/ Radhë kilometrike automjetesh në aksin Orikum- Vlorë

Radhëve të gjata kilometrike nuk i kanë shpëtuar as pushuesit që kanë zgjedhur që fundjavën ta kalojnë në jug.

11:09
Forcimi i kapaciteteve për përballimin e COVID19, Manastirliu: Shtohen 300 punonjës në sistemin shëndetësor

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me epidemiologët e Tiranës, një prej vatrave kryesore në vend, ka deklaruar se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë, teknikë, në përgjigje të planit dhe strategjisë afatmesme ndaj situatës së shkaktuar nga COVID19.

10:59
Zjarr masiv në një zonë pyjore në Devoll

Një zjarr masiv ka përfshirë disa dhjetëra hektarë me pyje në fshatin Sul të Devollit.

10:53
Trump thotë se do ta ndalojë aplikacionin TikTok

Trump thotë se do të ndalojë qasjen në aplikacionin TikTok – që është në pronësi të një kompanie kineze – me gjasë më 1 gusht.

10:44
Rinisin fluturimet nga Rusia në Turqi të pezulluara për shkak të COVID-19

Sot rinisën fluturimet nga Rusia për në Turqi, të cilat më herët ishin pezulluar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

10:42
Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Urdhri i Stomatologut: Humbëm një nga ikonat e para të themelimit të këtij shërbimi

Urdhri i Stomatologut ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Aneta Ramës, e cila ka qenë mjeke stomatologe.

10:38
Kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme, plagoset njëri prej tyre/ Policia arreston 3 shtetas

Policia ka arrestuar në flagrancë tre persona të cilët kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme.

10:32
Ndarja nga jeta e Aneta Ramës, Thaçi: Bashkëndjej me ju dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të nënës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për humbjen e nënës.

10:27
Postimi prekës i Greg Ramës për humbjen e gjyshes: Përpjekjet e tua për të tejkaluar vështirësitë do jenë të paharrueshme tek unë!

Djali i kryeministrit Rama, Gregu ka postuar një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të gjyshes.

10:18
ISHP, njoftim për nënat e prekura me Covid-19, ja çfarë duhet të dinë

Instituti i Shëndetit Publik jep mesazhin e rëndësishëm për të gjitha nënat që ushqejnë foshnjat e tyre me gji, dhe që mund të rrezikojnë në këtë kohë pandemie.

10:13
Juventusi afër të fitojë garën për Jimenez

Juventusi thuhet se është shumë afër të fitojë garën për Raul Jimenez.Wolverhampton Wanderers e di se do ta ketë të vështirë të mbajë lojtarin në skuadër, andaj do të shesin atë në këtë verë.

10:07
Të shtëna me armë zjarri në Fier, 50 vjeçari përfundon në spital, autorët largohen më shpejtësi dhe djegin makinën

Mëngjesin e kësaj të shtune është plagosur me armë zjarri në krahë shtetasi N.Xh., 50-vjeç në banesën e tezes së tij.

10:02
​BE rezervon 300 milionë doza të vaksinës antiCOVID-19

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike franceze Sanofi për të siguruar 300 milionë doza të vaksinës, të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e koronavirusit, tha Komisioni Evropian.

09:57
Rritet bilanci i viktimave nga COVID-19 në Brazil, Indi dhe Meksikë

Për shkak të Covid-19, në 24 orët e fundit në Brazil janë shënuar 1.212 vdekje, në Indi 764 dhe në Meksikë 688.

09:51
Panik pas të shtënave me armë, arrestohet 26-vjeçari. Shoku i tij në kërkim

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në fshatin Qehaj, ku një person qëlloi me armë zjarri në ajër.

09:46
Kosova mund të bëhet edhe me një tjetër spital COVID

Si rezultat i numrit të madh të të infektuarve me koronavirus gjatë javëve të fundit, autoritetet përgjegjëse po shqyrtojnë mundësinë e krijimit edhe të një spitali tjetër Covid në vend.

09:35
Ambasada Amerikane: Përmbahuni nga kërcënimi apo përdorimi i forcës!

Ambasada Amerikane ditën e sotme ka dhënë një mesazh të rëndësishëm për politikën shqiptare.

09:27
Raporti i OKB-së: Është koha t’i marrim seriozisht shkaqet e pandemisë

• 75% e sëmundjeve infektive të reja janë zoonotike.
• Po ashtu edhe 60% e sëmundjeve të njohura infektive.
• 100 miliardë dollarë janë humbur nga sëmundjet zoonotike në dy dekadat e fundit – pa llogaritur COVID-19.

09:08
Ndërron jetë nëna e kryeministrit, Rama: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë. Prehu në paqe mam!

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare nëna e kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

07:49
Diell dhe ulje e lehtë e temperaturave, njihuni me parashikimin e motit

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin.

E premte, 31 Korrik 2020
22:56
​Miku i Angelina Jolie zbulon sekretet e saj të fëmijërisë

Aktorja e njohur Angelina Jolie dikur ishte një vajzë e zakonshme, e cila pëlqente të kalonte kohën me shoqërinë e saj, dhe fantazonte për të dashurin me të cilin ishte dashuruar.

22:49
Conte: Ndaj Atalantës pa llogari, prisni gola dhe spektakël!

Antonio Conte shfaqet optimist në prag të sfidës me Atalantan, në një duel direkt për vendin e 2-të në Itali. Trajneri i Interit foli me superlativa për skuadrën e Gasperinit, por në të njëjtën kohë theksoi se pret një ndeshje shumë të bukur për t’u ndjekur dhe pa asnjë llogari brenda.

22:44
Florida shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të uraganit Isaias

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis sot shpalli një gjendje të jashtëzakonshme për qarqet në brigjet e Atlantikut, ndërkohë që uragani Isaias pritet të godasë shtetin amerikan sonte, pas së cilës do të niset drejt veriut.

22:43
Pamje të rënda! Iu ngulën shufra hekuri në turp pasi ra në themelin e ndërtesës, burri shpëton mrekullisht…

Një burrë në Kinë ka arritur të shpëtoj mrekullisht pas një aksidenti të shkaktuar në punë.

22:24
Përfshihet nga flakët mali i Torovicës, banorët të vetmit që po përpiqen të shuajnë zjarrin

LEZHË- Zona e Torovicës dhe Balldrenit në Lezhë janë përfshirë nga flakët.

22:06
VIDEO/ Djali i vogël e “djeg” në dasmën e motrës, merr vëmendjen e të gjithëve

Një djalë i vogël, ka marrë vëmendjen e të gjithëve në dasmën e motrës së tij.

22:06
Radhët në ambasadën shqiptare në Athinë, stafi vendos të punojë me orare të zgjatura

Mbas situatës së krijuar në ambasadën tonë në Athinë dhe radhëve të gjata që u shënuan atje gjatë paradites, stafi vendosi të punojë me orë të zgjatura, deri në përfundimin  e aplikimeve  për të gjithë emigrantët që ishin në radhë. 

21:56
Kukësi e mbyll sezonin pa trofe/ Drejtori teknik i skuadrës bën analizën e ekipit

Vendi i dytë në kampionat dhe asnjë trofe për skuadrën e Kukësit duket se përmbledhja e sezonit ka një rezultat negativ, për të mos e konsideruar tërësisht një sezon zhgënjyes. Në një intervistë për Top Channel, drejtori i klubit verilindor Nderim Nexhipi analizon.

21:51
Burrat drogat, rokerët dhe aktorët e modeles rebele Kate Moss

Sipas disa zhurmave, ish-mbretëresha e pasarelave Kate Moss mund të thithte 2-3 gramë kokainë dhe të pinte gjysmë litri vodka brenda një mbrëmjeje.

21:50
Me dekoltenë e hapur dhe fundin e çarë deri në bel, Zaimina Vasjari bën paralajmërimin… (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Zaimina Vajsarim ka lajmëruar së fundmi rikthimin në muzikë pas pauzës katër vjeçare. Me një pozë mjaft provokuese, ku shfaqet e veshur me të verdha dhe e ulur në një karrige, jep lajmin e shumëpritur nga fansat.

21:37
Bashkia e Tiranës shpërndan pako ushqimore për familjet në nevojë në ditën e Kurban Bajramit

Bashkia e Tiranës ka shpërndarë pako ushqimore për besimtarëve myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

21:32
Shënohet një tjetër rekord ditor me koronavirus në të gjithë botën

Shumica e rasteve të reja janë në Shtetet e Bashkuara, Brazili, India dhe Afrika e Jugut, thotë OBSH. Ka 6812 vdekje të reja brenda 24 orëve.

21:25
Tragjike/ Infermierja vdes nga Covid-19, 24 orë pasi e deklaruan të shëruar

Një infermiere 43-vjeçare nga Argjentina, ka vdekur nga koronavirusi, pavarësisht faktit se 24 orë më parë mjekët e deklaruan atë të shëruar.

21:23
SHBA nis tërheqjen e trupave të Komandës së Afrikës nga Gjermania

Komanda Amerikane për Afrikën konfirmoi të premten se është në fazat e hershme të zhvendosjes së selisë së saj prej qytetit të Shtutgartit, ku ndodhet e dislokuar që prej ngritjes për herë të parë në vitin 2008.

21:15
Spanja me numër rekord të rasteve të reja pas heqjes së karantinës

Autoritetet shëndetësore spanjolle njoftuan sot se janë konfirmuar 1,525 raste të reja të infeksionit koronavirus, rritja më e madhe ditore që nga heqja e karantinës në qershor, duke thyer rekordin nga një ditë më parë.

21:11
Ndodh në Britaninë e Madhe/ Foshnja infektohet me koronavirus dy ditë pas lindjes

Një foshnjë në Britaninë e Madhe ka testuar pozitiv me COVID-19 vetëm dy ditë pasi ka lindur.

20:51
Dy të vdekur e dhjetra të palgosur në përplasjen horror të trenit në Portugali

Të paktën dy njerëz kanë vdekur dhe 57 janë plagosur sot në një aksident të shpejtësisë së lartë mes një treni pasagjerësh dhe një mjeti mirëmbajtjeje në Portugali.

20:50
Greqi/ Nuk kishte para për ta varrosur, gruaja mbante nënën e vdekur në dollap prej tre javësh

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kallithea të Greqisë. Raportohet se një grua 58-vjeçare, që prej 7 korrikut, mbante në dollap të mbështjellë me najlon trupin e pajetë të nënës së saj 92-vjeçare.

20:48
Ndërron jetë doktoresha e QSUT, kolegët mesazh prekës

Është ndarë nga jeta doktoresha në QSUT, kirurgia Albana Çela. Lajmin e kanë bërë me dije nëpërmjet një postimi në Facebook Shoqata e Infermierëve ku i kanë bërë edhe një dedikim prekës.

20:38
Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri në Mullet, reagon policia

Tiranë- Një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër në afërsi të Mulletit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, ndërsa autori është larguar me shpejtësi me një mjet tip “Foristradë”.

20:34
Është një nga vajzat me belin më të hollë në botë/ 23-vjeçarja tregon sekretin…

Një 23-vjeçare nga Myanmar, është konsideruar si një nga vajzat me belin më të hollë në botë.

20:30
Vietnami shënon vdekjen e parë nga koronavirusi, disa ditë pas evakuimit të 80,000 turistëve

Shteti më i suksesshëm mbi pandeminë Vietnami, ka regjistruar sot vdekjen e parë të lidhur me pandeminë e koronavirusit, i cili ishte një 70 vjecar u infektua nga sëmundja në një spital.

20:14
Austria rihapë kufijtë ajrorë me Ballkanin, përfshirë edhe Kosovën

Austria ka hequr ndalesën e fluturimeve për shkak të koronavirusit me 18 vende, përfshirë edhe Kosovën, duke filluar nga data 1 gusht.

20:03
Pandemia i ndryshoi jetën/ 23-vjeçarja rrëfen se si COVID-19 e “inkurajoi” të humbiste në peshë (FOTO)

Pandemia e koronavirusit u shoqërua me izolimin e pothuajse të gjithë vendeve në botë. Si pasojë, e gjithë rrjedha e jetës u paralizua dhe njerëzit, për të parandaluar zinxhirin e infektimit, u detyruan për të qëndruar në shtëpi.

20:00
Imazhet e jashtëzakonshme! 39-vjeçarja që i bën vetes fotot perfekte anembanë botës (FOTO)

Kjo fotografe vishet për të bërë përshtypje! Anita Demianowicz udhëton anembanë botës duke kërkuar peizazhe të jashtëzakonshme për të fotografuar veten, e veshur me kostumin tradicional të vendit ku ndodhet.

19:57
Pandemia gjunjëzon Europën/ Franca, Italia dhe Spanja kanë rënë në recesion

Franca, Italia dhe Spanja kanë rënë në recesion pasi koronavirusi gjunjëzoi ekonomitë e tyre dhe pati kontraktime të mëdha në produktin e brendshëm bruto.

19:52
Vrasja e 23-vjeçarit në Elbasan/ Dyshohet se konflikti mund të ketë ndodhur për çështje droge

23 vjeçari Regis Runaj, i cili u ekzekutua në Elbasan, mbrëmjen e së mërkurës, rezulton që të ketë bërë rezistencë ndaj autorë të cilët qëlluan me thikë ndaj tij.

19:51
Vaksina amerikane në shënjestër/ Zyrtarët në SHBA se hakerat e lidhur me qeverinë kineze tentuan ti vjedhin

Një zyrtar amerikan i sigurisë tha se disa hakera të lidhur me qeverinë kineze, vunë në shënjestër më herët këtë vit kompaninë bioteknike Moderna Inc, që merret me kërkime për vaksinën e koronavirusit, në përpjekje për të vjedhur të dhënat.

19:49
3 viktima dhe 79 raste të reja/ 115 pacientë në spital, 16 në terapi intensive dhe 5 të intubuar

Në 24 orët e fundit në vend janë shënuar 3 viktima, ndërsa ministria e shëndetësisë konfirmoi 79 raste të reja.

19:42
Reforma në arsim/ India ndalon mësimin në gjuhën angleze në shkollat fillore

Për herë të parë që prej pavarësisë së saj India nuk do të bëjë mësimin e shkollave fillore në gjuhën angleze, ka njoftuar qeveria, si pjesë e reformës së parë madhore në arsim.

19:38
Radhët në Athinë, MEPJ thirrje qytetarëve: Respektoni orarin e caktuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se shërbimet e ambasadës shqiptare në Athinë, ofrohen pa ndërprerje nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

19:37
Meta dekreton ligjin e zgjedhjeve, Presidenti: Dialogu, e vetmja rrugë drejt BE

Ilir Meta hodhi firmën mbi marrëveshjen e 5 qershorit, të përkthyer në 48 nene të reja të  kodit elektoral një ditë pasi  Parlamenti i dërgoi në zyrë e tij  dokumentin e  dakordësuar  me konsensus mes mazhorancës dhe opozitës jashtëparlamentare.

19:30
Kosovë, s’ka falje në xhami/ Festa e kurban bajramit, besimtarët vijuan vizitat te të afërmit

Ndryshe nga Fitër Bajrami, për Kurban Bajram qytetarëve u janë lejuar vizitat mes vete.

19:29
Foto që do t’iu lenë pa fjalë/ Kafshë gjigante dhe njerëz fare “të vegjël”…

Ka shumë kafshë në rruzullin tokësor me përmasa të mëdha.

19:23
BE bllokon fondet për gjashtë qytetet që e shpallën veten ‘Zona pa LGBT’

Bashkimi Evropian është kundërpërgjigjur sot duke bllokuar fondet e “binjakëzimit” për gjashtë qytete të Polonisë që së fundmi e shpallën veten “LGBT-Free.”

19:17
Nënshkruhet marrëveshja për Parkun e Karavastasë, CEO i Voltalia: Ekipi në MIE ka kryer gjëra që pak qeveri në botë kanë qenë të afta të bëjnë

Nënshkruhet marrëveshja mes Qeverisë Shqiptare dhe kompanisë franceze Voltalia duke i hapur rrugë nisjes së punimeve për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë.

19:15
Dëshironin foto perfekte nga pushimet, por doli diçka që u prishi planet (FOTO)

Kur vjen sezoni i pushimeve, të gjithë presin me padurim që të bëjnë gati valixhet dhe të nisen drejt destinacionit që kanë zgjedhur për t’u relaksuar.

19:14
Nuk besonte tek koronavirusi por u infektua vetë me të/ Presidenti i Brazilit: Ende marr antibiotikë…

Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, në fillimet e pandemisë globale COVID-19, u tregua skeptik sa i takon ekzistencës së virusit.

19:09
BE sanksione ndaj zbulimit rus dhe kompanive kineze e koreano-veriore

Bashkimi Evropian vendosi sanksione financiare si dhe ndaloi udhëtimin e zyrtarëve të departamentit të shërbimit ushtarak rus të zbulimit dhe kompanive nga Koreja e Veriut dhe Kina për pjesëmarrjen e tyre të dyshuar në sulme të mëdha kibernetike në të gjithë botën.