‘Të djegur’ nga pandemia, nju jorkezët drejt periferive

01/08/2020 15:37

Trauma e pandemisë së koronavirusit po detyron nju jorkezët të braktisin qytetin në numra të mëdhenj, duke çuar çmimet e pronave në qiell në zonat përreth tij e duke lënë pas apartamente boshe me çmime të ulëta.

“Unë nuk isha gati ende të largohesha”, thotë Nik Barnhorst. Në moshën 41 vjecare, ai ishte banor i Nju Jorkut prej 11 vitesh dhe e adhuronte qytetin. Ai kishte menduar të zhvendosej në periferi për të jetuar atje me familjen e tij që po rritej, por jo pikërisht tani. Por, bashkëshortja e tij mbeti shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë ndërkohë që koronavirusi po gjunjëzonte Nju Jorkun. E atëherë Niku vendosi.

Duhet të ikim që këtu sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai tani po mbyll kontratën për blerjen e një shtëpie në një qytezë në veri të Nju Jorkut. Edhe shumë të tjerë vepruan njëlloj. Kishte nga ata që u larguan nga Nju Jorku që në fillim të marsit, dhe nuk u kthyen më atje.

Guvernatori i Nju Jorkut, Endriu Cuomo dhe kryebashkiaku Bill de Blasio, shpesh e krahasojnë situatën aktuale me 11 shtatorin 2001, sulmet terroriste mbi qendrën botërore të tregtisë, një goditje katastrofike që pësoi qyteti e nga e cila u ringrit. Por ndërsa 11 shtator dhe periudha pas tij, nxiti shumëkënd ti drejtohej Nju Jorkut, pandemia po bën tani që njerëzit të largoheshin.

Në Nju Jork, kamionët e transportit shihen tani ngado. Në Manhatan, më shumë se pesë për qind e apartamenteve që jepen me qira, tani janë të zbrazur.

Eksodi aktual, sipas ekspertëve, mund ndikojë në uljen e çmimeve të apartamenteve në Nju Jork dhe mund të tërheqin një gjeneratë të re, që nuk mund ti përballonte deri më tani ato.

Top Channel