Sulmet ruse lënë pa energji mbi 350 mijë konsumatorë në Ukrainë, tre të vrarë nga bombardimet në Zaporizhia

23/11/2026 16:29

Mbi 350 mijë konsumatorë në rajonin e Dnipropetrovskit në Ukrainë kanë mbetur pa energji elektrike pas sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike.

Ndërkohë, tre persona kanë humbur jetën nga një tjetër sulm rus në qytetin e Zaporizhias, ku u godit një klinikë private jashtë funksionit.

Lajmi u bë i ditur të hënën nga kompania më e madhe private e energjisë në Ukrainë, DTEK, e cila njoftoi se Rusia kishte sulmuar katër objekte energjetike gjatë dy ditëve të fundit, duke shkaktuar dëme në pajisje dhe ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.

Sulmet kanë prekur veçanërisht rajonin e Dnipropetrovskit, ku qindra mijëra konsumatorë po përballen me mungesën e energjisë.

Ndërkohë, situata mbetet e rëndë edhe në qytetin juglindor të Zaporizhias. Guvernatori rajonal, Mykhailo Semikin, bëri të ditur se tre persona u vranë pasi një sulm rus goditi një klinikë private që nuk ishte më në funksion.

Nga ana tjetër, ushtria ukrainase njoftoi se gjatë natës kishte ndërmarrë një sulm ndaj një rafinerie nafte në rajonin rus të Rostovit.

Sipas deklaratës së Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, gjatë goditjes u dëmtuan rafineria dhe disa rezervuarë nafte.

Top Channel