Rritet frikshëm bilanci i viktimave nga Covid-19 në Brazil

01/08/2020 15:02

Meksika është bërë vendi me shifrën e tretë më të lartë të viktimave të koronavirusit në botë, duke pasuar kështu SHBA dhe Brazilin.

Meksika, ka regjistruar kështu të paktën 46.688 viktima gjatë pandemisë me një total prej 424637 infektimesh. Më herët, Britania e Madhe kishte shifrën e tretë më të lartë në botë me 46204 viktima deri të premten.

Por, në Meksikë, autoritetet kanë thënë se besojnë se numri real i infektimeve mund të jetë shumë më i lartë nga ai i raportuar. Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador ka tentuar të ristartojë ekonominë e vendit. Qeveria e tij ka njoftuar se kishte një plan me gaza për heqjen e kufizimeve që në maj. Në qytetin e Meksikos, qindra e mijëra punëtorë fabrike u rikthyen në punë në mes të qershorit. Disa biznese jo të domosdoshme u lejuan po ashtu të rihapeshin në fillim të korrikut.

Por kritikët e Obrador thonë se ai ishte i ngadaltë në vendosjen e masave të izolimit dhe se i hoqi ato më shpejt nga sa duhej. Pjesa më e madhe e ekonomisë në Meksikë u ndal më 23 mars, por disa industri që u konsideruan kyce për funksionimin e vendit u përjashtuan nga kufizimet. Të premten, dhjetë guvernatorë shtetesh kritikuan reagimin e qeverisë dhe kërkuan dorëheqjen e sekretarit për shëndetësinë, një epidemiolog dhe arkitekt i reagimit të Meksikës ndaj koronavirusit.

Top Channel