Dyndje drejt plazheve shqiptare/ Në Qafë Thanë, fluks i lartë që prej orës 02.00 të mëngjesit

01/08/2020 15:12

Në pikën e kalimit kufitar të Qafthanës mbi 5000 persona hynë në drejtim të Shqipërisë.

Kryesisht udhëtarë nga Maqedonia e Veriut por edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor të cilët zgjedhin Shqipërinë për të pushuar kanë hyrë përmes këtij pikëkalimi duke shënuar fluks të lartë të lëvizjes.

Fillimi i muajit gusht ka bërë që prej orës 2 të mëngjesit e deri në orën 10 të ketë numër të lartë automjetesh të atyre që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar këtë verë

Por fluksi i lëvizjes është ulur në mesditë ndërsa autoritetet nga të dyja anët e kufirit kanë punuar me 5 sportele për të mos sjellë vonesa për udhëtarët.

Top Channel