Dosja “339”, në të cilën përfshihen ish kryebashkiakut i Durrësit, Vangjush Dako, banda e Avdylajve, çështje droge, si dhe çështje të krimeve zgjedhore, përfundoi në fshatin Shetel në Shijak dhe në fshatin Rubjek në Durrës, këtu ku unë ndodhem.

Në hetim u morën 21 komisionerë, 19 që tashmë kanë masë sigurie dhe dy komisionerë që rezultuan të vdekur, me akuzën se kanë lejuar të votohej për 52 emigrantë që nuk ndodheshin në vendin tonë. Besim Bregu dhe Kasem Lala rezultuan që të kishin vdekur gjatë kohës që SPAK hetonte. Drejtuesit e këtij institucioni thanë se ata janë hetuar, për shkak se familjarët e tyre nuk i kishin ç’regjistruar nga gjendja civile.

Nafija Bregu, bashkëshortja e Besimit, pohon të kundërtën. Ajo thotë se emri i Besimit është çregjistruar dhe se ai nuk është përfshirë në këtë krim zgjedhor.

Të njëjtën gjë, e konfirmoi edhe djali i Besimit nga Italiat, Jaho Bregu.

Mimoza, bashkëshortja e Kasem Lalës, e tronditur për hetimin e bashkëshortit të saj të vdekur flet për Top Channel.

Qazim Lala, në 2017, ishte anëtar komisioni i Partisë Demokratike. Tashmë ai është në arrest shtëpie, me akuzën se ka lejuar që të votohet për persona që nuk kanë qenë në shqipëri ditën e zgjedhjeve. Por ai vet, e mohon këtë fakt.

/Andi Bora/

Top Channel