Paris Saint Germain vijon dominimin absoplut të futbollin francez teksa e mbylli këtë sezon me një Poker trofesh.

I fundit në radhë ishte Kupa e Ligës në finalen e së cilës skuadra e Tuchel mposhti Lyonin vetëm pas serisë së gjuajtjeve të 11 metërshave. Koha e rregullt dhe ajo shtesë përfundoi me rezultatin 0-0 edhe pse Paris Saint germaini ishte më kërkues.

Në lotarinë e penalltive vendimtarë u bënë Navas dhe Sarabia, Navas sepse priti gjuajtjen e Traore, ndërsa spanjolli shënoi penalltinë vendimtare për të fiksuar rezultatin e kësaj serie penalltish në 6-5.

Për Paris Saint Germainin, kjo është hera e 9 që e fiton këtë trofe dhe mesa duket do të jetë edhe hera e fundit pasi duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, Kupa e Ligës në Francë do të pezullohet. Pas kësaj finaleje vëmendja e të dyja skuadrave do të jetë në Ligën e kampioneve me parizienët që i pret përballja me Atalantën, ndërkohë që Olympique të Lyonit do të luajë në Torino ndaj Juventusit sfidën e kthimit të 1/8 të finaleve

Top Channel