E mërkurë, 16 Dhjetor 2020
04:40
SHBA/ Biden pritet të emërojë ish guvernatoren Jennifer Granholm si sekretare të energjisë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden pritet të emërojë ish guvernatoren e Miçiganit Jennifer Granholm si sekretare të energjisë në administratën e tij, sipas dy personave që kishin dijeni për vendimin.

04:24
SHBA/ Presidenti i zgjedhur Biden emëron ish rivalin, Buttigieg, si sekretar të transportit

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka emëruar zotin Pete Buttigieg, një nga ish rivalët e tij në fushatën presidenciale mes demokratëve, si kreun e Departamentit të Transportit në administratën e tij të re, sipas njoftimeve të medias.

03:58
SHBA, intensifikohen përpjekjet për arritjen e një marrëveshje ndihmash për Covid-19

Krerët republikanë dhe demokratë vazhduan negociatat të martën në përpjekje për të arritur një marrëveshje mbi një raund të ri ndihmash financiare për koronavirusin.

03:27
OBSH: Mungesa e fondeve pengon qasjen e vendeve të varfra tek vaksinat për COVID-19

Një nismë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë njofton se nuk po arrin të sigurojë fondet e nevojshme për të furnizuar vendet e varfra me vaksina, terapi dhe diagnostikim për të luftuar koronavirusin.

03:03
Putini uron Presidentin e zgjedhur Joe Biden për fitoren

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar zotin Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve presidenciale amerikane që u mbajtën në nëntor.

02:31
Inaugurimi i presidentit: Masa të rrepta për mbrojtjen nga COVID

Komisioni i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden njoftoi të martën masat për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë ceremonisë që do të zhvillohet më 20 janar, në kushtet e krizës së koronavirusit, e cila u ka marrë jetën qindra mijëra amerikanëve.

02:12
Krishtlindje ndryshe/ Andrea Bocelli këndon me vajzën

Të Dielën e Pashkëve, nga Katedralja e Duomos, Andrea Bocelli i dërgoi një lutje botës në mesin e pandemisë së koronavirusit. Ishte pikërisht ajo që i duhej njerëzve gjatë një kohe kaq të zymtë: Koncerti i Pashkëve i tenorit të famshëm, mori gati 28 milion klikime në vetëm 24 orë.

01:47
Pandemia, pikë kthese/ Ekspertët: Vaksina, arma kyçe. Në SHBA pritet të miratohet edhe Moderna

Të hënën, punonjësit e kujdesit shëndetësor ishin të parët që morën dozat e vaksinës së kundër koronavirusit të miratuar në SHBA.

01:16
Mesazh për Klodinian/ Albin Kurti: Revolta flet qartë

“I kam ndjekur me vëmendje nga mediat protestat dhe e kam ndjerë edhe në Prishtinë revoltën e të rinjve në Tiranë e qytete të tjera të Shqipërisë.

00:48
Isco edhe më larg Realit, në Angli e kërkon Evertoni

E ardhmja e Isco është gjithmonë e më larg Realit të Madridit.

00:37
Spektakël dhe gola në Frankfurt, Stindl shmang humbjen e Borussia M.

Spektakël dhe gola në sfidën e parë të javës së 12 të kampionatit gjerman, që pa përballë njëra-tjetrës Eintrachtin e Frankfurtit dhe Borussia Monchengladbach, teksa rezultati final ishte në shifrat e barabarta 3-3 dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë.

00:24
E nisën me përqafim, e mbyllën në barazim, vëllezërit Inzaghi ndajnë nga një pikë

Filippo dhe Simone Inzaghi, dy vëllezër që kanë shënuar gola të shumtë në kampionatin italian si sulmues, mbrëmjen e sotme ishin rivalë për 90 minutat e përballjes Benevento-Lazio, si trajnerë të skuadrave përkatëse.

00:11
Man. City vuan në finalizim, ndalet në barazim edhe ndaj West Brom

Vetëm tre ditë pas barazimit pa gola në derbin ndaj Manchester Unted, skuadra e Manchester City-t ndalet sërish, këtë herë në “Etihad Stadium” përballë West Bromwich, ku nuk shkoi më shumë sesa rezultati 1-1.

E martë, 15 Dhjetor 2020
23:40
Top Story/ Grushti ndaj gazetarit Babaramo, Luan Rama: Situatë e stisur për rrëzimin e Fatos Nanos

Në Korrik të vitit 2002, emërohet në krye të Ministrisë së Rendit ish-gazetari i Zërit të Popullit Luan Rama. Ai ishte në krye të dikasterit kur u zhvillua një operacion i gjerë kundër skafeve dhe gomoneve që trafikonin klandestinë dhe lëndë narkotike në Itali.

23:33
Top Story/ Trazirat e 14 Shtatorit ‘98, gazetari zbulon si u sulmua mjeti i Ministrit të Brendshëm Perikli Teta

Perikli Teta u emërua më 24 Prill të vitit 1998 në krye të dikasterit që në atë kohë quhej Ministria e Rendit. Ai qëndroi në detyrë deri në 29 Shtator të vitit 1998. Teta ishte ministër në ditën kur në vend ka ndodhur ajo që konsiderohet vrasja e shekullit, ekzekutimi i liderit të lëvizjes së dhjetorit Azem Hajdari.

23:29
Top Story/ Braçe: Strukturat kriminale të Berishës, na masakruan pas zgjedhjeve të 26 Majit ’96

Në prill të vitit 1993 deri në korrik të 1996 postin e ministrit të brendshëm në Shqipëri do ta mbante Agron Musaraj. i cili ishte deputet i Beratit, me profesion arsimtar por edhe sportist i disiplinave të “rënda” si mundja.

23:25
Top Story / A urdhëroi Gramoz Ruçi vrasjen e 4 protestuesve të 2 Prillit ’91? Gazetari zbulon dokumentin

Ministri i Brendshëm në vitin 1991 ishte Gramoz Ruçi. Këtë post ai e mbajti nga Shkurti deri në Maj të vitit 1991.

23:12
Top Story/ “Sandër kimiku”, Lleshaj: Do ishte tmerr nëse më etiketonin “Sandër balistiku”

Në të gjitha këto protesta policia ka përdorur forcën, sprajt djegës dhe gazin lotsjellës. Nga të gjitha këto episode për herë të parë në Shqipëri një ministër do të etiketohej si “Sandër kimiku”, për shkak të gazit që është përdorur në protesta.

22:58
Lëkundje të lehta toke në Elbasan!

Lëkundje toke të lehta janë ndjerë në Elbasan.

22:54
Krishtlindje ndryshe, Andrea Bocelli këndon me vajzën

Të Dielën e Pashkëve, nga Katedralja e Duomos, Andrea Bocelli I dërgoi një lutje botës në mesin e pandemisë së koronavirusit. Ishte pikërisht ajo që i duhej njerëzve gjatë një kohe kaq të zymtë: Koncerti i Pashkëve i tenorit të famshëm, mori gati 28 milion klikime  në vetëm 24 orë.

22:49
Top Story/ Në 2 vite Ministër, detyra kryesore e Sandër Lleshajt ishte menaxhimi i protestave: Më penguan për reformat!

Sandër Lleshaj është ministri më i “egër” sa i përket përballimit të protestave. Ndoshta kjo edhe për faktin se ai vinte nga radhët e ushtrisë. Që ditët e para të ardhjes në pushtet Lleshaj u përball me protestat e dhunshme të banorëve të Astirit. Pas kësaj proteste, një tjetër më e madhe do të organizohej nga studentët.

22:43
Top Story/ Sandër Lleshaj tregon pse mijëra të rinj protestuan kundër tij

Është data 8 dhjetor 2020. Dita e rinisë do të përgjakej nga dy krisma në mesnatë. Një polic qëllon mbi të riun 25 vjeçar, Klodian Rasha, duke i marrë jetën. Të nesërmen me qindra qytetarë dolën në protesta ku kërkonin largimin e Ministrit të Brendshëm.

22:40
Shpërfill perëndimin/ Oliver Stone bën vaksinën ruse

Në moshën 74 vjecare, regjizori me famë botërore Oliver Stone nuk pati frikë të provonte vaksinën e koronavirusit, po jo atë amerikane apo britanike. Stone ka preferuar të marrë vaksinën ruse Sputnik V; injeksionin e ka bërë përpara disa ditësh edhe pse u njoftua tani, ndërsa thotë se ndihet shumë mirë.

22:31
Open/ Kreshnik Spahiu: Shqiptarët nuk duan kalçeto! Ka ardhur koha për ndryshim sistemi

Pas 6 ditësh, protesta për vrasjen e Klodian Rashës duket se ka përfunduar. Në Open në Top Channel kjo është tema e diskutimit.

22:24
Maqedonia Veriore masa të reja kufizuese antiCOVID-19

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njoftuan sot vendimet e qeverisë për paketën e re të masave kufizuese, duke ndjekur rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse.

22:13
Open/ Mërtiri: Protesta nisi paqësore, por dhuna shpërtheu kur…

Pas 6 ditësh, protesta për vrasjen e Klodian Rashës duket se ka përfunduar. Në Open në Top Channel kjo është tema e diskutimit.

21:57
U konfirmua nga kolegji/ Republikanet pranojnë fitoren e Biden

Lideri i shumicës republikane në senatin amerikan, Mitch McConnell, uroi presidentin e zgjedhur demokrat Joe Biden dhe zëvëndespresidenten e zgjedhur Kamala Harris për fitoren në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke i dhënë fund kështu heshtjes së gjatë për rezultatin e garës presidenciale.

21:54
Serbia i ndërpret Kosovës furnizimin me energji elektrike

Menjëherë pas fillimit te funksionimit të pavarur të sistemit energjetik të Kosovës, Serbia ka ndërprerë transmetimin e 500 megavatëve të energjisë elektrike që Kosova kishte importuar nga ky shtet, ka bërë të ditur për Radion Europa e Lirë, Nebih Zariqi, anëtar i bordit të Operatorit të Sistemit të Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës.

21:54
Kreshnik Spahiu plas ‘bombën’ në Open: Ka përgjime të opozitës se ajo ka organizuar veprimet në protesta. Tre sms i kam parë vetë

Kreshnik Spahiu bëri një deklaratë të fortë në Open, ku tha se opozita ka organizuar veprime dhe skenare në protestat për Klodian Rashën.

21:46
Policia bastis tjetër orgji me 60 persona në Belgjikë, përballë spitalit të koronavirusit

Policia belge tha se ka ndaluar një orgji me rreth 60 të ftuar, të mbajtur në një apartament përballë spitalit ku trajtoheshin pacientët e koronavirusit.

21:46
Mertiri në “Open”: Ata fëmijë dhe të rinj protestues nuk pyesin as për ambasadorë dhe për asnjë njeri

Ergys Mertiri ishte i ftuar sot në emisionin “Open” për të folur rreth protestave të mbajtura në ditët e fundit për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

21:35
Protestat për vrasjen e Klodian Rashës/ Gjylameti në “Open”: U përdorën fëmijët për të ardhur në pushtet përmes dhunës

Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti ishte e ftuar në “Open” ditën e sotme, për të folur rreth protestave të mbajtura ditët e fundit për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha.

21:23
Grabitësit vjedhin orën e xhepit $27,000 të dhuruar nga ish-presidenti i SHBA

Një orë xhepi me vlerë rreth $27,000 e dhuruar nga ish-presidenti amerikan Woodroë Wilson është vjedhur në një dyqan antikitetesh, njoftoi sot policia e Londrës.

21:22
Open/ Frrok Çupi: Protestat, projekt politik! Mos të bëjmë sikur se kemi parë që në bulevard janë vrarë njerëz!

Në ditën e 7 të protestave për vrasjen e Klodianit Rasha , duket se gjendja është qetësuar dhe po shkon drejt shuarjes.

21:05
​Tjetër dështim për Chelsean, mposhtet edhe nga Wolves

Humbja na Evertoni javën e kaluar duket se e ka lënë me pasoja skuadrën e Chelseat e cila edhe sonte ka pësuar humbje nga Wolverhamptoni.

20:56
Shkëmbi i presidentëve/ Fotot e reja zbulojnë planet e parealizuara të memorialit Rushmore në SHBA

Monumenti i presidentëve në malin Rushmore në SHBA duhet të dukej shumë më ndryshe nga memoriali gjigand që shihet sot në South Dakota, siç zbulohet së fundmi në disa imazhe të papublikuara më parë.

20:55
​Gjenden të vdekur babë e bijë në Prizren

Dy persona janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Prizren.

20:48
Nga 20 dhjetori hyrja në Serbi vetëm me test negativ PCR

Qeveria e Serbisë ka vendosur të kërkojë testin negativ të koronavirusit për udhëtarët që hyjnë në territorin e saj. Testi PCR, duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë, dhe do t’iu kërkohet si shtetasve të vendit, ashtu edhe të huajve. Siç, njoftoi Qeveria e Serbisë, ky vendim do të hyjë në fuqi të dielën, më 20 dhjetor.

20:47
​Mustafa: Shohin ëndrra ata që mendojnë se Vetëvendosja do t’i fitojë 50 për qind të votave

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se asnjë parti politike në Kosovë nuk mund të fitoi 0 për qind të votave në nivel vendi.

20:45
Totalisht e zhveshur në shtrat/ Jessie J çmend fansat me foton e fundit

Jessie J është zhveshur totalisht nudo ndërsa pozonte në shtratin e saj.

20:44
Në Prishtinë tubim për Klodian Rashën/ Albin Kurti: Shqipëria ka plot njerëz të ndershëm, u duhet vetëm të…

Edhe në Prishtinë po kërkohet drejtësi për 25-vjeçarin e vrarë në Tiranë nga Policia, Klodian Rasha.

20:40
Penalizohen qytetarët. Gjobat me kamatë vonesë, sistemi jashtë funksionit!

Një qytetar nga qyteti i Elbasanit ankohet në Fiks Fare për një gjobë të marrë që në datën 1 dhjetor . Ai tregon se edhe pse ka shkuar çdo ditë për pagesën nuk ka mundur ta kryejë për shkak se sistemi i gjobave ka dalë jashtë funksionit.

20:28
Atentati ndaj Kelit/ FNSH dhe RENEA zbarkojnë në Rrëshen

Kushëriri i vëllezërve Gjini, Anton Keli 51-vjeç u vra sot në Rrëshen. Ndërkohë mësohet se në Rrëshen kanë zbarkuar tashmë forcat e RENEA, FNSH dhe drejtori i policisë kriminale Tonin Voca.

20:13
​Suedia do të rrisë buxhetin e saj ushtarak për shkak të tensioneve në rajon

Parlamenti suedez miratoi sot një rritje prej 40 për qind në buxhetin e mbrojtjes për 2021-2025, duke shpjeguar se tensionet në rajonin e Detit Baltik janë rritur në vitet e fundit, me zyrtarë që thonë se Rusia është arsyeja kryesore për lëvizjen.

20:13
Numër shokues vdekjesh në banesat sociale të azilantëve në Britani/ Raporti

Një raport i të përditshmes “Guardian” tha sot se 29 azilantë kanë gjetur vdekjen këtë vit në banesat sociale të caktuara nga autoritetet britanike, rreth pesë herë më shumë nga sa kanë vdekur në kalimin e rrezikshëm të ngushticës Pas de Calais me Francën.

20:11
Itali, 14.844 raste të reja ditore dhe 846 vdekje nga COVID-19

Janë 14 844 rastet e reja pozitive me COVID-19 të regjistruara në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ndërsa viktimat e lidhura me virusin janë 846.

20:04
Gjermani, përhapja e COVID-19 është jashtë kontrollit

Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier tha sot se përhapja e koronavirusit ka dalë jashtë kontrollit, pas dështimit të bllokimit të plotë të vendosur nga qeveria nëntorin e kaluar.

20:03
204.748 raste të reja me COVID-19 në SHBA

Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan sot 204.748 raste të reja të koronavirusit dhe 1.766 vdekje nga efektet e infeksionit në SHBA.

20:00
Vllaznia në krye të Superligës/ Xhaferri: Janë tejkaluar pritshmëritë. Titulli është ëndërr për këtë sezon

Pas 8 javësh Vllaznia duket se ka befasuar edhe vetë drejtuesit e saj me ecurinë dhe me udhëheqjen që po i bën Superligës me 6 fitore një barazim dhe vetëm 1 humbje.

19:53
Vrasja pas njohjes në “Instagram”/ Zbardhet ngjarja pas dëshmisë së vajzës me 16 mijë ndjekës

“Vrasje për shkak te Instagramit”, ky është konkluzioni i Prokurorisë për ekzekutimin e Vilson Tafciut.

19:49
Itali/ Gjenden kufoma brenda 3 valixheve, dyshohet se janë çifti i shqiptarëve nga Vlora që u zhdukën në 2015-n!

Në Firenze të Italisë u gjetën dy kufoma të copëtuara dhe të futura në tre valixhe. Ata janë gjendur në aksin Firence -Pisa-Livorno, pranë burgut të Solliçianos.

19:43
Melisa mbush me djersë në takimin 4 minutësh Panajotin: Më bëj të lumtur!

Në pjesën e tretë të emisionit “Përputhen” u zhvillua takimi 4-minutësh mes Melisës dhe Panajotit.

19:42
Atentati ndaj Anton Kelit dhe historia e ekzekutimeve seriale në Rrëshen / U qëllua sa doli nga makina, shkoi në market për ndihmë, por nuk ia doli

Kushëriri i vëllezërve Gjini, Anton Keli 51-vjeç u vra sot në Rrëshen.

19:36
Erlindi: Për mua është shumë i rëndësishëm seksi, por mund të pres… Sindi: E do një dolli kjo gjë!

Në pjesën e dytë të takimit mes Erlindit dhe Sindit, kjo e fundit u duk si një person komplet tjetër, shumë e përfshirë dhe e qeshur. Mos ndoshta ishte vetëm efekti i Erlindit po nuk ishte vetëm aq?

19:35
Vjedhje dhe mashtrim me kredi/ Iute Credit pranon se u përdor emri i një personi për kredi fiktive

Myzafer Zeneli nga Golemi i Kavajës, në datën 28 shtator 2020 shkon pranë një banke për të kërkuar kredia. Atje mëson se ai një ditë më parë kishte marrë një tjetër kredi në vlerën e 1.100 milion lekësh të vjetra pranë IUTE CREDIT.

19:30
‘Kasapi i Twitter’ dënohet me vdekje për nëntë vrasje në Japoni (fotot)

Një burrë që vrau nëntë persona pasi kontaktoi me ta në rrjetin Twitter, është dënuar sot me vdekje, në çështjen e profilit të lartë që ka shokuar Japoninë.

19:29
Sindi kërkon Fatjonin tek Erlindi?/ Fatjoni “hedh kunja”: Ty të pëlqejnë djemtë “bad boy”

“Jam pak “bad boy”. Kam qenë i lëvizur që i vogël”, ka qenë kjo deklaratë e Erlindit, e fill pas kësaj kanë nisur diskutimet në studio ku të gjithë i drejtohen Sindit se ajo po përpiqet të gjejë Fatjonin tek Erlindi, duke risjellë në vëmendje puntatën e të shtunës, të emisionit “Shiko kush Luan”, ku Sindi mori puthjen e parë në jetë nga Fatjoni.

19:25
Murrizi në Top Talk: Stop përdorimit politik të vrasjes së 25 vjeçarit. Drejtësia të zbardhë të vërtetën

Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Myslim Murrizi, i cili foli rreth çështjes së vrasjes së Klodian Rashës, vizitën e Ramës tek familjarët e 25-vjeçarit dhe dorëheqjen e ministrit Lleshi.

19:20
Mevlani kërkon të “fusë në kurth” pretendentin e ri të Sindit/ Ana: Djemtë nuk mund të kalojnë sa tek njëra te tjetra!

Në pjesën e dytë të takimit mes Erlindit dhe Sindit, kjo e fundit u duk si një person komplet tjetër, shumë e përfshirë dhe e qeshur. Mos ndoshta ishte vetëm efekti i Erlindit po nuk ishte vetëm aq?

19:02
“Drejtësi për Klodianin”/ Protestuesit në Durrës me arkivol në duar: Kush është tjetri?

U zhvillua sot te sheshi ”Liria” në qendër të qytetit protesta e radhës në Durrës.

18:54
Vendosen emërtimet e reja në fshatin austriak me emrin e turpit ‘Fucking’/ Fotot

Tabelat me emrin e ri janë vendosur më së fundmi në fshatin austriak të quajtur më parë “Fucking”, i cili ishte bërë objekt talljesh globale prej vizitorëve anglishtfolës, për të cilët kuptimi ishte “marrëdhënie seksuale”.

18:44
SPAK përfundon hetimet! Ish-kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami do të shkojë në gjyq

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka njoftuar pak më parë se ka përfunduar hetimet në ngarkim të ish-kryebashkiakes së Gjirokastrës, Zamira Rami .

18:40
Çfarë ka Mevlani që ndërhyn në çdo takim të Sindit? Sërish skena xhelozie…

Nuk kanë munguar as skenat e xhelozisë nga ana e Mevlanit për Sindin në takimin e saj me Erlindin.

18:34
Sindi ironizon Melisën: Dua të marr shembull nga ty për t’u bërë me eksperiencë!

Këtë të martë në emisionin e shumë ndjekur “Përputhen” u transmetua takimi mes Sindit dhe Erlindit.

18:33
Mirditë/ Punonte si taksist, ky është nipi i Tonin Gjinit që u vra sot (emri-foto)

Anton Keli, 51 vjeç, është vrarë në automjetin e tij nga disa persona ende të paidentifikuar në Rrëshen, Mirditë.

18:19
Mourinho është …unik/ Lojërat e mendjes para ndeshjes

I aftë për lojërat e mendjes para ndeshjeve të rëndësishme, po kaq sa ka aftësi edhe në pankinë, Jose Mourinho bëri driblimet e nevojshme në konferencën për shtyp që i paraprin ndeshjes përplas skuadrën e tij Totenhem me Liverpulin.

18:19
Dizajnieri Iliaz Iliazi rrëfen historinë e çizmeve të famshme me shqiponjë të Rita Orës për 28 Nëntor

Ditën e sotme, dizajnieri i famshëm shqiptar, Iliaz Iliazi në lidhje me Skype ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për dizajnimin e çizmeve të famshme të Rita Orës për 28 Nëntor, gjithashtu edhe një familje shqiptare e cila ka marrë të njëjtat këpucë.

18:15
Gjoba dhe pezullimi! Partizani ka ende shpresë në CAS

Në një seancë të kërkuar nga skuadra e Partizanit si palë e dëmtuar por me një pjesëmarrje virtuale për shkak të pandemisë, që ul rendimentin e skuadrës së avokatëve, Gjykata e Arbitrazhit sportiv në Lozanë zhvilloi seancën e programuar për çështjen Erald Çinari.

18:00
Thirrja e Hillary Clinton: Të shfuqizohet Kolegji Zgjedhor

Teksa hidhte votën e saj elektorale për Joe Biden, ish kandidatja demokrate Hillary Clinton, njëkohësisht anëtare e Kolegjit Zgjedhor që përfaqëson Nju Jorkun, bëri thirrje që ky organizëm të shfuqizohet.

17:56
Pandemia pikë kthese/ Ekspertët: Vaksina, arma kyçe!

Të hënën, punonjësit e kujdesit shëndetësor ishin të parët që morën dozat e vaksinës së kundër koronavirusit të miratuar në SHBA.

17:53
​Përplasjet në Ukrainë lënë të plagosur 40 oficerë policie

Policia e Ukrainës ka qëlluar me gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë mijëra njerëz në kryeqytetin Kiev duke protestuar kundër masave më të rrepta të bllokimit.

17:52
Ftesë në 5/ Noizy viziton familjen e Klodian Rashës: Ishin njerëz fisnikë, ja ç’më tha i ati!

Reperi i njohur Noizy, ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku tregoi takimin me familjen e të ndjerit Klodian Rasha.

17:50
Kaloi Detin Irlandez me motor uji për të vizituar të dashurën/ Policia anti-Covid burgos 28 vjeçarin skocez (fotot)

Një 28 vjeçar që shpenzoi katër orë e gjysmë në një motor uji për të takuar të dashurën e tij, është burgosur së fundmi nga policia britanike për shkelje të rregullave të koronavirusit.

17:49
Fatma Haxhialiu sqaron lajmet e pritjes së ëmbël dhe dëshirën në përmbyllje të këtij viti

Ditën e sotme, e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në Pesë” ishte gazetarja e njohur Fatma Haxhialiu, e cila foli rreth çështjes së lajmeve për një shtatzëni që qarkulluan në rrjetet sociale, po ashtu edhe për dëshirën e saj në përmbyllje të këtij viti.

17:49
Covid-19/ Greqi, 98 viktima nga virusi

Përsëri gati 100 të vdekur në Greqi. Pas tre ditësh kur u vu re një ulje e numrit të rasteve dhe viktimave ,Greqia rikthehet përsëri në nivelin e ditëve tragjike të javëve të kaluara.

17:38
​Zemaj: Masat e reja do të ndërmerren varësisht nga numri i të infektuarve

Për më shumë se dy orë ministri i Shëndetësisën së Kosovës, Armend Zemaj ka raportuar para anëtarëve të Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Deputetët anëtarë të këtij komisioni kërkuan të dinë për furnizimin me oksigjen në Klinikat e SHSKUK-së dhe spitalet regjionale, mungesën e barnave, hyrjen e familjarëve të të infektuarave nëpër klinikat me COVID-19, funksionalizimin e shërbimeve në ambulancat specialistike, sigurimin e vaksinës anti-COVID.

17:27
Top Talk/ Komisioni faktmbledhës për UÇK-në fton Dick Martin. Nuk përjashtohet edhe Basha

Ditën e sotme, i ftuar në studion e emisionit “Top Talk” ishte Myslim Murrizi, i cili foli rreth çështjes së komisionit faktmbledhës për UÇK-në.

17:24
​Rregullatori amerikan: Vaksina Moderna është e sigurt dhe efektive

Vaksina e kompanisë amerikane Moderna kundër COVID-19 është e sigurt dhe efektive, tha Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) sot në një analizë që parashikon miratimin e saj të menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara deri në fund të javës.

17:23
Meta dekreton ligjin për huanë me BERZH për reagimin ndaj pandemisë

Presidenti Ilir Meta, ka dekretuar ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin për reagimin ndaj emergjencës COVID-19 në Shqipëri”.

17:22
‘Asnjë parti s’do na sjellë bukë tek shtëpia’,  Noizy apel financiar njerëzve për familjen e Klodian Rashës

Reperi i njohur, Noizy, në lidhje me Skype ishte i ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nga ku foli për çështjen e Klodian Rashës ku tregoi edhe për takimin mes tij dhe familjes së të ndjerit 25-vjeçar.

17:21
Putin më në fund uron Joe Biden për fitoren: I gatshëm për bashkëveprim me presidentin e zgjedhur

Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar më në fund urimet e tij për fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA, disa orë pasi kolegji elektoral amerikan dha verdiktin final për rezultatin.

17:20
Norvegjia zgjat kufizimet antiCOVID-19

Norvegjia, ku niveli i kontaminimeve me COVID-19 është më i ulëti në Europë, njoftoi sot zgjatjen deri në mes të janarit të kufizimeve shëndetësore për të shmangur një rritje të epidemisë.

17:18
Emërohet shefi i ri i shërbimit sekret izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, zgjodhi të martën drejtorin e ri të agjencisë së spiunimit Mossad, i identifikuar vetëm si “D”.

17:11
​Pompeo akuzon Rusinë: Po luan lojëra politike

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kritikoi sot ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për komentin se Shtetet e Bashkuara po luajnë lojëra politike në zonën e Mesdheut, duke pretenduar se Rusia është ajo që minon stabilitetin në Siri, Libi dhe vendet e tjera.

17:07
Akuzat për korrupsion, ndalohet shefja e Shërbimit të Provës në Laç, Lindita Leçaj

Burime për Top Channel bëjnë me dije se është ndaluar shefja e shërbimit të Provës në Laç, Lindita Leçaj, nën akuzën për korrupsion.

17:01
Dëshmia e policit të dytë: Klodian Rasha u përlesh fizikisht me policin që e qëlloi pak sekonda më pas

Dëshmia e policit të dytë të patrullës që ndodhen në rrugën Dritan Hoxha mëngjesin e 8 Dhjetorit ka zbardhur dinamikën e vrasjes së Klodian Rashës nga polici Nevaldo Hajdaraj.

16:57
COVID-19 në vend/ Ministria e Shëndetësisë: 809 raste të reja dhe 12 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 809 raste të reja dhe 12 humbje jete si pasojë e Covid-19.

16:55
KPA rrëzon shkarkimin nga KPK, kthen në detyrë prokurorin Arqilea Koça

Kolegji i Posacem i Apelimit (KPA) ka vendosur të rikthejë në detyrë prokurorin Arqilea Koça.

16:46
Portet antike të Durrësit, destinacionet e reja turistike në Mesdhe

Kepi i Rodonit dhe zona e Currilave në Durrës i shtohen destinacioneve të itinerarit turistik mesdhetar. Këto destinacione të reja turistike shqiptare do të bëhen pjesë e guidave turistike mesdhetare për t’i pasuruar ato me histori, dëshmi dhe fakte tejet tërheqëse që gjallojnë përgjatë brigjeve të Adriatikut dhe që kanë bashkuar popujt e Mesdheut dhe më gjerë që në antikitet.

16:36
Regjisori amerikan merr vaksinën ruse: Do të bëj edhe dozën e dytë!

Kundër koronavirusit, regjizori i famshëm amerikan, Oliver Stone ka zgjedhur Sputnik V: “Sapo bëra vaksinën ruse para pak ditësh. Nuk di a do të funksionojë por kam dëgjuar gjëra pozitive”, tha regjizori amerikan për televizionin e moskovit Channel One.

16:33
Vajza e Obamës me foto seksi? Publikohen imazhet që po bëjnë lëmsh rrjetin

Edhe pse u rrit në shtëpinë më të famshme të Amerikës, Sasha Obama gjithmonë u përpoq të kishte një fëmijëri normale.

16:21
Kosovë/ ​17 të vdekur dhe 294 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 17 vdekje dhe 294 raste të reja me COVID-19.

16:18
​Hoti: BE-ja aspirata jonë për integrim politik dhe ekonomik

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori sot pjesë në konferencën e nivelit të lartë për një klimë më miqësore të biznesit dhe investimit në Kosovë ‘’White Book 2020”, i organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian, në të cilën është diskutuar për klimën e investimeve në Kosovë nga perspektiva e investitorëve të BE-së.

16:17
Lavrov: BE-ja të kuptojë përgjegjësinë e saj për formimin e Asociacionit

Rusia shpreh keqardhje që Bashkimi Evropian (BE) nuk mund të ndikojë në përmbushjen e marrëveshjeve të arritura më parë, në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës, para së gjithash, për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, tha ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergey Lavrov, pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, të martën në Beograd.

16:16
Europa pranë vaksinimit/ Von der Leyen: E nisim për 15 ditë

BE-ja është shumë pranë nisjes së vaksinimit ndaj Covid 19. Kryetarja e komisionerit europian, Ursula von der Leyen e bëri të qartë se vaksinat e para europiane, mund të nisin brenda dy javëve.

16:14
​Irlanda gjobit Twitter me 450 mijë euro

Rregullatori irlandez i mbrojtjes së të dhënave njoftoi sot se vendosi një gjobë kundër rrjetit social Twitter në vlerë 450.000 euro për shkak të lëshimit për shkak të të cilit disa cicërima private u bënë publike.

15:55
Pa maska në publik, gjobiten 254 qytetarë

254 qytetarë janë gjobitur sepse po lëviznin pa maska në publik duke thyer rregullat e covid-19.

15:51
Kosovë, aplikim për 10 euro/ Rreth 40 mijë qytetarë kërkojnë 11-50 euro

Afër 6 mijë qytetarë të Kosovës, kanë aplikuar në Fondin e Kursimeve Pensionale, për t’i marrë 10 për qind të kursimeve, megjithëse kjo shumë përbën më pak se 10 euro.

15:50
Përplasen dy makina në Tiranë, një i plagosur

Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën në kryqëzimin e Bërxullës me Laknasin.

15:45
“Parada e Elefantit”/ Katari shfaq forcën ajrore në rritje ndaj rivalëve rajonalë (foto+video)

Forcat Ajrore të Emirit të Katarit kanë realizuar sot atë që njihet tashmë si “parada e elefantit” në një shfaqje të rrallë force me avionë gjuajtës të disa tipeve, avionë transportues dhe helikopterë sulmi.