Skandal në Austri, mjeku vaksinon me një shiringë 60 persona kundër Covid 19

28/05/2021 16:31

Në pamje të parë duket një histori e pabesueshme, por lajmin e përcjell vetë gazeta austriake“Kleinezeitung“.

Sipas saj në fabrikën vendase “Voestalpine”, në Murzzuschlag, një mjek përdori të njëjtën shiringë për të vaksinuar disa njerëz. në shkrim thuhet se nga ky veprim, mund të jenë prekur deri në 60 punonjës të një kompanie të cilët tani duhet të testohen për HIV dhe hepatit.

Firma përgjegjëse për vaksinimin, “Vamed”, shprehu keqardhje të thellë për këtë episod të rëndë e tha se do të këmbëngulte edhe vetë deri në sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes. Mësohet se mjeku përgjegjës është pezulluar ndërsa priten rezultatet e hetimit.

“Voestalpine” theksoi se nuk arrin ta kuptojë sesi mund të bëhen veprime të kësaj natyre të lidhura me cilësuara dhe higjenën. Zëdhënësi i Vamed, Ludwig Bihler konfirmoi se ishin identifikuar boshllëqe në vaksinimin e disa personave. Sipas tij, një kontroll i hollësishëm zbuloi se mjeku që kreu vaksinimin kishte keqpërdorur pjesërisht materialet e vaksinës.

Top Channel