Aurela Gaçe bëhet “për ujë të ftohtë”, momenti i papritur në studion e “Live me Luizin”, këngëtarja godet me shishen e ujit

30/10/2026 22:36

Plot humor, rrëfime për jetën dhe karrierën e saj ishte intervista e Aurela Gaçes këtë mbrëmje në “Live me Luizin”.

Por një befasi ishte përgatitur edhe për të, në prag të festës së “Halloween”-it.

Teksa ajo po vijonte bisedën në studio me Luiz Ejllin, pas shpinës së saj u fut “fantazma”.

Gaçe u tremb kur ktheu kokën dhe e pa, ndërsa si një mënyrë “mbrojtjeje”, ajo i hodhi në drejtim të tij një shishe uji që kishte në dorë, para se të shpërthente në të qeshura.

Top Channel