Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në mënyrë tragjike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bardhaj të qytetit të Shkodrës. Mësohet se shtetasi Mark Kodra 47 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Emiljano Ndou 25-vjeç. Pas konfliktit 47-vjeçari ka qëlluar me armë Ndoun duke e lënë të vdekur.

Policia bën me dije se është kapur autori i ngjarjes. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vrau me armë zjarri për motive të dobta 25 vjeçarin, Policia vë në pranga autorin.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se autori kreu krimin.

Në fshatin Bardhaj, në afërsi të një kalçetoje, dyshohet se një konflikti për motive të dobta shtetasi M.K, 47 vjec, banues ne fshatin Bleran Bardhaj, ka vrarë me armë zjarri shtetasin E.N, 25 vjeç, banues ne Bleran Bardhaj.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale të kryera nga Policia, u bë e mundur identifikimi dhe kapja brenda pak minutash e autorit të dyshuar të vrasjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon pēr sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Top Channel