U plagos nga shpërthimi i zjarrit në fabrikën e tullave, vdes punëtori 57-vjeçar. Arrestohet përgjegjësi teknik

29/05/2021 09:07

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në QSUT pas zjarrit që përfshiu fabrikën e tullave  në Maminas.

Për pasojë, ësjtë arrestuar 67-vjecari me detyrë përgjigjës teknik pasi akuzohet për mos respektimin e rregullave të mbrojtjes në punë.

“Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë arrestuar në flagrancë shtetasin B.Z., 67 vjeç,  banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës teknik në fabrikën e tullave në Maminas, pasi nga  zjarri i rënë ditën e djeshme në këtë fabrikë, si pasojë e mos respektimit të rregullave të mbrojtjes në punë u lëndua nga zjarri shtetasi B.B., 57 vjeç,  banues në Tiranë, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në QSUT Tiranë”, njofton policia.

Ditën e djeshme, flakët zotëruan për rreth një orë ambientet e reja të fabrikës, kurse tymi pushtoi qiellin.

Forcat zjarrfikëse lokale kërkuan ndihmën edhe të kolegëve në Tiranë për të izoluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Top Channel