Fiks Fare ka sjell mbrëmjë e sotme një rast të një gruaje të dhunuar bashkë me pesë fëmijët e saj e cila është e pastrehë.

Sonela Manaj i është drejtuar disa herë bashkisë Kavajë për këtë problem, por asnjëherë nuk ka marrë zgjidhje.

“Pesë djemtë e mi, më i madhi 13 vjeç dhe dy binjakët e vegjël nga 7 vjeç prej 4 muajsh nuk shkojnë në shkollë” tregon me lot në sy Sonela. Sipas saj nuk dhunohej vetëm ajo nga bashkëshorti, por edhe pesë femijët dhe për këtë ka marrë një urdhër mbrojtje nga gjykata. Në urdhër ajo shpjegon se gjykata e ka cilësuar saktë që bashkia duhet t’i strehojë , por që sipas Sonelës bashkia nuk ka bërë asgjë. Sonela tregon se është e vetme me 5 fëmijët dhe pa asnjë të ardhur ekonomike. E vetmja e ardhur është kempi i djalit 13 vjeçar të cilin e përdorë për të paguar qiranë e shtëpinë.

Aktualisht ajo jeton në Golem por më para ka jetuar në Kavajë. Pikërisht prej çmimit të shtrenjtë të qirasë është detyruar të transferohet në Golem, por edhe këtu e ka të pamundur të pagujë qiranë prej 10 mijë lekësh në muaj. Si pasojë e kushteve të këqija ekonomike fëmijët e saj prej 4 muajsh nuk e frekuentojnë më shkollën dhe për këtë Sonila përlotet. Ajo kërkon ndihmën e Fiksit për t’u strehuar bashkë me fëmijët e saj ” një strehë të mblidhemi” siç shprehet ajo. “Pronari do më nxjerr nga shtëpia, nuk kam ku shkoj ” tregon e dhunuara.

Ndërkohë gazetarët e Fiksit ju drejtuan Bashkisë Kavajë për nje përgjigje, ku nënkryetari i kësaj të fundit sqaroi se në mbledhjen më të afërt të këshillit do i miratohet bonusi i qirasë.

Aktulisht bashkia justifikohet se e kanë ndihmuar me ushqime , madje e kanë referuar edhe për punë , por që e dhunuara nuk ka patur ku t’i linte fëmijët.

Nënkryetari i bashkisë Guxim Kola premton për Fiksin se së shpejti do t’i mundësohet strehimi nënës së dhunuar me 5 fëmijë. “Bashkia jonë kaloi vështirësi me tërmete dhe pandemi dhe nuk kemi patur buxhet për ta strehuar Sonelën, por do e zgjidhim me bonus qiraje dhe më vonë me banesë sociale” shprehet nënkryetari Kola.

Top Channel